Kastriot Kotoni: Rikard Ljarja, kryetari i kooperativës tek “Pesha e kohës”
Filmi “Pesha e kohës” është ndoshta nga filmat e fundit ku aktori dhe regjizori Rikard Ljarja po luante si aktor dhe ishte regjizor i tij. Filmi është me temë nga hapësira e problemeve në fshat. I mëshohet idesë së ndërrimit të brezave në një kooperativë bujqësore dhe po ta shohësh me lentet e sotme afishohet shkalla e demokracisë direkte nga anëtarët e kooperativës për të zgjedhur kryetarin e ri të kooperativës. Vasili, kryetari i ri u zgjodh dhe për të ishte një detyrë e re me përgjegjësi dhe në luftë të hapur me metodat e vjetra si në drejtim të kooperativës ashtu edhe atyre të rritjes së prodhimit me përdorimin e shkencës në bujqësi. Të ndalemi tek një ide qëndrore tek ky film se si shihet me kaq kërshëri ky film pas 37 vjetësh. Një kryetar që luan futboll, që shkruan për të ndryshuar mentalitetin e kohës dhe për të qenë i abdeptuar me të rejat e shkencës. Vasili i djeshëm brigadier dhe kryetari i sotshëm i kooperativës duhe të transformohet në kohën filmike. Rikardi ka guxuar të shfaqi skena reale të ndodhura në ato kohëra, kur fshehja e fenomeneve negative ishte kthyer në modë ose indeferentizmi kishte zënë vend në shoqërinë shqiptare, pa lëvizur asgjë. Monotonia e jetës zhvishet tek sa kryetarit për herë të parë i thyejnë tjegullat e shtëpisë dhe kua ai ndeshet trup më trup me një xjal të llastuar të pushtetit. Kush dhe kur kishte ndodhur në kinomategrafinë shqiptare që heroi kryesor të ishte kaq realist? Thyerja e skemave të ngurta brenda kornizave ideologjike kishte ndodhur nga guximi i regjizorit e aktorit Rikard Ljarja. Kryetari është njeri i mendimit i aksionit dhe këtë figurë e ka mishëruar me mjeshtri në dy planet e aktorit dhe regjizorit i mirënjohur i ndjeri Rikard Ljarja që sot ka ditëlindjen e tij. Ljarja peshon vërtetë në të gjitha ato role të luajtura pa dashur t’i përmendim si filmat që nga “Dueli i heshtur”, “Komisari i dritës”, “Ndërgjegja”, ” Ilegalët”, “Shtigje lufte”, “Rrugë të bardha” etj. Aktori fal portretit të tij ka ballin e gjerë e të lart, ka shumë portret shqiptari, shkurt është fotozheniku i përfaqësimit të mashkullit shqiptar për 15 vjet. Suksesi nuk është i rastësishëm tek ky artist . Temat e filmave të luajtura nga ai, kishin uri për portetrete të tilla. Regjizorët e kineastët shqiptar sapo kishin ardhur nga shkollat e huaja nga më të mirat në botë u duhej dhënë rasti për të shfaqur talentin. U puqën tri komponentët e domosdoshëm, Atelie e Kinostudios, teknika e kompletuar e saj dhe organizimi i Kinostudios si një kompani filmike kudo në botë. Shkolla e artit skenik kishte nxjerr talentet e para. Fryma e kohës ishte më liberale dhe kjo ndihmoi në konceptin artistik të grupit të filmit. Kjo kohë ishte fat i atij brezi ku bënte pjesë ylli kinematografisë shqiptare Rikard Ljarja me kolegët e tij. Portreti i tij europian i jepte regjizorëve një garanci për ta japur rolin kryesor tek ai. Duket që në të gjitha filmat e luajtur nga Rikardi janë një zgjedhje e kinematografisë evropiane, ndihet neorealizmi si frymë. Rikardi me një plastikë të përkryer nga e cila përbrenda shfaqte një komunikim të çastit ( atypëratyshëm) me spektatorin. Nuk duhet të njohësh gjuhën shqipe për të kuptuar rolin e aktorit Rikard Ljarja. Ka një prerje prej aktori të përmasave botërore, i cili ka me bollëk një galeri personazhesh, në të cilat ndryshimi nga njëri rol te tjetri, është evident, por ajo që i bashkon është ana psikologjike e tyre. Aktori është në lëvizje në të gjithë personazhet e përfaqësuar nga loja e tij aktoriale. Dinamika e lëvizjes e shoqëruar me portretin e tij, krijon një memorje të gdhendur në mendjen e spektatorit. Prirja për të folur me gjuhën e trupit në kinematogrinë shqiptare tek rolet e Rikardit, ka lënë gjurmë. Regjizorët shqiptar kanë ditur, se çfar të marrin nga loja e aktorit Rikard Ljarja. Atij i ri mirë fjala në dialogjet me partnerët e tij. Klimatizimi me sheshin e xhirimit dhe kameran, tregojnë se ai kishte lindur për të qenë aktor kinemaje. Trajektorja e suksesit të tij kap limite të pamatshme, ka luajtur më shumë role se askush në kinematografinë shqiptare, mund të luante edhe më shumë. Por dijet e tij artistike e çuan drejt regjizurës së filmit, ku edhe në këtë fushë ka lënë gjurmë falë njohjes së artit të shtatë filmit. Tek filmat e tij si regjizor dhe aktor ndihet një firmë identitare e filmit të krijuar nga Rikard Ljarja. Ka një kamer që e mban portretin e personazhit në gjysëm portret, duke i dhënë përparësi dialogut dhe origjinalitetit të lojës aktoriale. Ka përçueshmëri të thellë të mesazhit të veprës artistike nëpërmjet mjeteve shprehëse. Promovon në çdo film aktor të rinj duke marrë riskun vetë. Kjo kurajo artistike është forcë e dijeve të tij ose siç i thonë ” e ndjen me erë kush dhe cili apo cila” e ka talentin brenda vetes, veç duhet t’ja nxjerrësh në pah duke i dhënë mundësinë të dalë në tapetin e artit. Ishte këngëtar, instrumentist, piktor dhe shkrimtar cilësi të tilla janë të rralla për një artist në botë, por toka që e mbolli; Shkodra, ishte aq e pasur dhe bujare, sa kishte me dhjetra si Rikardi, përjashtuar aktrimit dhe regjizurës të cilat tek ai rezistuan gjatë me shkëlqim.