Albspirit

Media/News/Publishing

Meditime dhe reflektime për një vlerë, energji, moral dhe fillim të ri…

Agron Shabani

E di se 1 prilli ishte dita e rrenave ose gënjeshtrave, pak ditë më vonë vjen festa e madhe e Pashkës ose Ringjalljes.

Sidoqoftë unë edhe kësaj radhe do përpiqem për të shkruar, ose për të thënë gjithmonë të vërtetën për vetveten, të provuarën dhe konfirmuarën (vërtetuarën) në mënyrë shkencore ose metodologjike.

Natyra, karakteri, prestigji dhe reputacioni i madh i midiosferës shqiptare, gjegjësisht inforgrafia e përgjithshme e medias së shkruar dhe elektronike si fuqi e katërt madje si refer dhe përçues global të vlerave, resurseve dhe potenialeve të njohura të shqiptarëve, më obligojnë akoma me shumë për të qenë i ndershëm dhe i sinqertë me redaksinë dhe lexuesit e tuaj të shumtë gjithandej.

Ndaj, i mbështetur fort mbi ëndërrat, dëshirat, ambiciet dhe idealet e forta të kombit dhe atdheut tonë, si dhe  mbi edukatën, kulturën, emancipimin, arsimimin, moralin, karakterin tim: Dua të them që në fillim të këtij shkrimi se tërë  jetën dhe qenien time në mërgim ose emigracion, edhe në vendlindjen time në Kosovë, edhe si student i politologjisë etj… ia kam kushtuar artit të shkrimit të njohur letrar, kulturor, gazetaresk ose publicistik. 

Po jetojmë në një botë turbulente, sfiduese, konfuze dhe kaotike, e cila dita-ditës, apo nga çasti në çast, po bëhet gjithënjë e më e pasigurtë inkopakte, fraxhile, poroze dhe instabile për të gjithë.

Ndërkohë që lufta imperiale dhe apokaliptike e Rusisë kundër Ukrainës, botën ose planetin tonë sikur i ka sjellur përballë një rënie të fikti ose infrakti të përgjithshëm, Lufta e SHBA- së dhe Izraelit kundër regjimit despotik dhe teokratik të mullahë-ajatollahëve të Iranit, përveç domenit (kontekstit) të njohur të një luftë të njohur strategjike dhe gjeopolitike për ngushticën e njohur të Hormuzit prej nga ku thuhet se kalojnë, barten, transportohen ose qarkullojnë rezervat me të mëdha të derivatëve të naftës dhe benzinës në nivel botëror ose planetar, sikur vazhdon të paraqes një ekuacion të madh ushtarak dhe politik me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. 

Bëhet fjale mbi një luftë e cila, përveç të tjerash ka për qëllim “rrethimin global” të Kinës dhe Rusisë dhe aleatëve të tyre kudo në botë që amerikanët i konsiderojnë  si “boshti kurrizor i të së keqës”  për paqën, stabilitetin dhe sigurinë botërore.

Thuhet se mbi 95 % të naftës dhe benzinës që qarkullojnë nga ngushtica e Hormuzit, janë të dedikuara- destinuara për tregun kinez.

U tha e ç’nuk u tha, u shkrua e ç’nuk u shkrua mbi luftën e mesipërme në gjirin e njohur persiko-arabik!

U  tha e ç’nuk u tha madje edhe mbi “binomin” ose tandemin famoz Kurti- Osmani, mbi trinomin ose trinetetin e lirsë, shtetit dhe pavarësisë, mbi formulat dhe ekuacionet e ndryshme politike, diplomatike, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera nga vendi dhe bota, me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond.

U fol dhe shkrua aq shumë edhe mbi heroizmin dhe sakrificat e shumta të Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve gjatë luftës së UÇK-së.

U fol dhe u shkrua me nota të larta ose superlative edhe për Dr. Rugovën dhe kështu me radhë.

Krejt në rregull  kjo.

Njerëzit kanë shije, ideale, idole dhe idhuj të ndryshëm.

Është e kuptueshme dhe plotësisht e arësyeshme dhe justifikuese edhe kjo. 

Kjo është demokracia parlamentare, politike dhe pluraliste.

Pluralizmi i mëndimeve të ndryshme që formojnë dhe përbëjnë të përgjithshmen dhe të përbashktën e popullit, shtetit, pushtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.

U thurrën madje lëvdata, elozhe, elegji, diturame, enciklopedi dhe antologji të ndryshme edhe mbi si thuhet politikën dhe diplomacinë largpamëse dhe vizionare të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe Administratën e ti në Washington DC, pikërisht nga ata që e kishin sharë, përqeshur, injoruar, mohuar, stigmatizuar, kriminalizuar, demonizuar ose satanizuar dikur z. Trump dhe politikën e tij, sa ishte në pushtet ish Presidenti Biden dhe administrata e tij.  

Dakord edhe kjo.

Se këndejmi, për të njohur dhe kuptuar me mirë poltikën dhe diplomacinë amerikane, përveç të tjerash mendoj se, nevojiten studimet dhe analizat e kualifikuara, elokuente, intelektuale, komplementare,  suplementare, ose kompetente të fuqisë së pakrahasueshme ushtarake (luftarake), industriale, teknologjike, tegtare, monetare, financiare dhe ekonomike të SHBA- së në nivel botëror ose ndërkombëtar, së bashku me studimin dhe analizën e thellë të globalizmit, universalizmit, interaksionizimit, internacionalizimit dhe multilateralizmit politik, strukturës globale ose multipolare të ekonomisë politike dhe politikës ekonomike, internacionalizimin ose globalizimin e valutës ose dollarit të njohur amerikan si mjet ose instrument i njohur tregtar, monetar, financiar, ekonomik dhe strategjik për arritjen dhe realizimin teorik dhe praktik të autonomisë, supremacisë dhe ambivalencës strategjike, gjeopolitike, konjukturale, konceptuale, ideologjike etj, të SHBA- së  me anë të prezencës dhe ofensivës politike, diplomatike, ushtarake, industriale, teknologjike, tregtare, financiare dhe ekonomike si instrumente të njohura të ngritjes dhe projektimit (projeksionit) të fuqisë dhe autoritetit global- universal të SHBA-së ndaj gjeopolitikës ruso-kineze, sipas të të cilëve: “ata që sundojnë në Moskë dhe Pekin, janë pikërisht ata që sundojnë dhe dominojnë me tërë globin ose planetin tonë”. 

Aty janë edhe studimët dhe analizat e njohura të sfidave dhe provokimeve të ndryshme të paqës, stabilitetit dhe sigurisë globale së bashku me interaktivitetin (interaksionizmin) dhe interpolarizimin (interpolaritetin) e tregjeve të ndryshme gjithandej globit, në kuadër të tregut të përbashkët (global) të vlerave, mallrave, resurseve dhe kapitalit botëror.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe stilin e njohur korpulent, ofensiv dhe superviziv së bashku me elokuencën e njohur të komunikimit (komunikologjisë) politike dhe diplomatike të SHBA-së me të tjerët, pavarësinë dhe neutralitetin tradicional dhe empirik të politikës dhe diplomacisë amerikane në raport me të tjerët së bashku me një sërë çështjesh dhe aspektesh të tjera në kuadër të “politikës dhe diplomacisë së trashë”, robuste dhe korpulente të SHBA- së në masivin ose kompozicionin e madh të marëdhënieve botërore ose ndërkombëtare. 

Në të kundërten, dogmat, demagogjitë dhe hipokrizitë e ndryshme fetare, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera, gjithëmonë marshojnë ose ecin bashkë, të kapura dorë për dore me njëra tjetrën si në sfilata të ndryshme ose pasarela. 

Në këtë prizëm, gjithashtu janë të paevitueshme (të pashmangshme) studimet dhe analizat e thella të politikës dhe diplomacisë amerikane me partnerët dhe aleatët e tyre në NATO dhe gjithandej globit lidhur me  paqën, sigurinë, stabilitetin, rendin dhe rregullimin e përgjithshëm kontinental dhe interkontinental së bashku me ato të tjerat që kanë të bëjnë mbi “rrethimin global” të Kinës dhe Rusisë, si dhe të gjitha vendeve të tjera që përbëjnë atë që amerikanët e quajnë pra kërcënim për paqën dhe sigurinë botërore. E sidomos ato mbi mbrojtjën, garantimin dhe sigurinë e burimeve, resurseve dhe rezervave të përgjithshme strategjike, jetike ose ekzistencialiste në nivel botërororë ose planetar, (lexo: luftën e SHBA-së në Iran, apo në gjirin  persiko- arabik, mbi ngushticën e Hormuzit etj.) 

Humorin, sarkazmën, cinizmin dhe injorancën anash: Dorën në zemër janë për t’u përshëndetur dhe admiruar politika dhe diplomacia e mençur, intelektuale, profesionale, vizionare dhe intelegjente e Presidentes Osmani, si dhe e ish Kryeministrit të Kosovës dhe komandantin legjendarë, epik dhe emblematik të Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj, si dhe kujdo qoftë tjetër në Kosovë. 

Përse (pse) kjo?

Sepse, shkencat mbi politikën, apo shkencat politike, janë një sistem vlerash, parimesh dhe postulimesh të larta shkencore dhe humaniste. Respektivisht, një proces i ndërlikuar, i komplikuar dhe tepër masiv njohurish dhe diturish të përgjithshme në fushën e shtetit, pushtetit, politikës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.

Teoria, shikimi, vrojtimi, vështrimi, studimi dhe analiza e thellë shkencore ose metodologjike mbi të vërtetën, mbi të përgjithshmën, të veçantën (të posaçmen) ose themeloren, së bashku faktorët determinantë dhe paradigmatikë të aplikimit dhe zbatimit të ideve dhe teorive politike ose politologjike, deshirat për dije, respektivisht nevojat dhe kërkesat e njohura për të ditur, mësuar dhe kuptuar akoma me shumë  për shkak të ngjarjeve, zhvillimëve, avancimeve ose përparimeeve të gjithëmbarshme shkencore, industriale dhe teknologjike, teoritë e njohura epistemologjike, gneseologjike ose ontologjike për të ditur dhe kuptuar akoma me shumë lidhur me atë që është (që ekziston) ashtu siç është dhe kështu me radhë: janë në fokusin, narrativën dhe axhendën kryesore të politologjisë ose shkencave politike.

Ndaj, pavarësisht ngjarjeve dhe zhvillimeve të rrezikshme, të tensionuara, konfuze, kaotike dhe dramatike në vende dhe meridiane të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë: Është fat i madh që Kosova dhe shqiptarët akoma nuk janë prekur direkt ose fizikisht nga luftërat ose konfliktet e ndryshme që po ndodhin në vende dhe rajone të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë.

E tërë kjo, falë politikës dhe diplomacisë komplementare, suplementare, intelegjente dhe strategjike të z. Haradinaj si lider i fuqishëm i opozitës kosovare në raport me SHBA-së dhe të tjerët.

Ramush Haradinaj edhe gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, ka qenë në korrent ose kontakt të vazhdueshëm, respektivisht në valë të shkurtëra me CIA- n, FBI- in ose intelegjencën amerikane, Pentagonin dhe kështu me radhë.

Aty është edhe Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e cila me butësinë, karizmën, elegancën, përformancën, delikatesën, eksklusivitetin, buzëqeshjet, shkëlqimin ose brilancën e saj politike dhe diplomatike që nuk kërkojnë mëshirën, lëmoshë dhe lejen e askujt: I ka mahnitur dhe pushtuar mendjet, zemrat dhe shpirtin e si të thuash liderëve me të lartë dhe kryesorë të planetit tonë si Presidentin amerikan, Donald Trump, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rutte dhe liderë të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë. E sidomos me hijet e njohura kolosale dhe titanike në fytyrë si Teuta e Ilirisë, e cila atëbotë, në Periudhën Ilire, të tjerëve, ua  bëri të qarta ndarjet ose limitët e fundit ndarëse në mes ujërave të embëla, të njelmëta, të turbullta dhe të tharta.

Duke i çuar dhe ngujuar asokohe rivalët ose kundërshtarët e saj në izolim ose karantina të ndryshme.

Ndërkohë që z. Haradinaj, gjithmonë i njeh, zbaton ose aplikon me përpikmëri, përkushtim, devocion  dhe vendosmëri maksimale edhe aspiratat dhe interesat strategjike, gjeopolitike dhe të tjera të miqve dhe aleatëve të njohur natyrororë dhe historikë të kombit dhe atdheut tonë që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë së bashku me renditjen dhe konstelacionin e përgjithshëm të marëdhënieve ndërkombëtare.

Kështu që edhe Presidenti Trump, Kancelari Merz, Kryeministri britanik Starmër, Presidenti Macron, Kryeministrja Melloni, Presidenti Matarella, Kryeministri Plenkoviç, Presidenti Millanoviç dhe liderë të tjerë ndërkombëtarë, mendoj dhe besoj fort se e shohin  me admirim dhe simpati të posaçme Ramush Haradiajn si President të ri të Kosovës.

Me fjalë tjera, kjo është ajo politika dhe diplomacia e kualifikuar, elokuente, superlative, intelektuale dhe intelegjente.

Arti politik dhe diplomatik janë puqje, bashkim, lidhje dhe akeancë  e përgjithshme me dikënd jashta vetvetes ose egos personale, respektivisht me popullin, shtetin dhe aleatët e ndryshëm për shtetin dhe pushtetin, me kusht që të ruhen dhe garantohen sekretët dhe interesat me të larta shtetërore dhe nacionale së bashku me nderin, moralin dhe autoritetin e secilës palë.

“Jam i bindur në konkluzionin dhe besimin e përgjithshëm dhe përfundimtarë sipas të cilit,  forca ose fuqia e mendjes dhe  shpirtit të njeriut të ditur, të përkushtuar dhe përparimtarë, gjithëmonë rritët ose shumëzohet në raport ose përpjestim të gjithëmbarshëm me nënshtrimin e tij ndaj vullnetit, trupit, trurit ose intelektit të tij”, (Friedrich Nietzsche).

Në të kundërten: “Arma me e fuqishme dhe efektive kundër një armiku të moçëm, kriminal dhe gjakatarë. Është një armik tjetër me shumë kundër ti”, (Friedrich Nietzsche).

Nuk bën të harrohet fakti se nuk ka paqe të përhershme, qiellore, kosmologjike ose metafizike, por vetëm armëpushime të ndryshme, taktizime, frikëra, interesa dhe interpretime  të ndryshme të palëve në konflikt. 

U mor vesh se lufta, gjaku, djersa, mundimi, heroizmi dhe sakrifica e një luftëtari ose çlirimtari të vërtetë, mbrojnë dhe shpëtojnë lirinë, nderin, moralin, krenarinë, tokën dhe ardhmerinë e një populli dhe shteti të tërë. 

Pa luftë nuk ka liri, pa mundim, heroizëm dhe sakrificë nuk ka lindje të re, pa mbarim nuk ka fillim, pa fillim nuk ka mbarim dhe kështu me radhë. 

“Në luftë nuk vritet vetëm jeta, por edhe frika së bashku me të vërtetën dhe të pavërtetën”, (Aristoteli).

Teoriticienti dhe gjenerali i njohur gjerman i Prusisë, Carl von Klausewitch e definonte luftën si vazhdim të politikës dhe diplomacisë me mjete të tjera në atë menyrë që popujt dhe shtetet e ndryshme gjithandej globit, me anë të luftërave të tyre çlirimtare ose antikolonialiste, i mbrojnë, sigurojnë dhe garantojnë aspiratat, interesat, vlerat, resursët dhe pasuritë e tyre globale ose universale.

I të njëjtit mendim janë edhe Grumplowitsch, Düring, Oppenheimer dhe të tjerë.

Politika dhe diplomacia janë një art, talent, mision, nocion ose terminologji komplekse dhe tepër masive në shumë fusha, drejtime dhe formaciine të ndryshme shoqërore ose qytetare në kuptimin e asaj që personi ose individi të kyçet ose angazhohet në një formë dhe menyrë sa me të përshtatshme, me të plleshme dhe me të volitshme integrale, sociale ose sociopolitike  në të mirën e përbashkët dhe të përgjitshme të shoqërisë (tërësisë) ose kolektivitetit.

U mor vesh se politika dhe diplomacia janë të përbëra nga një sërë vlerash, parimesht, postulatesh, manifestimesh, kodesh dhe interpretimesh të brendshme dhe të jashtme. E sidomos në strukturën (substancën), materien dhe përmbajtjen e tyre. Në lidhjet e tyre organike, empirike, ordinare, kognigive, dialektike dhe të tjera me njeriun (individin), popullin, shtetin dhe shoqërinë etj.

Në këtë frymë, mendoj se binomi ose tandemi eventual Ramush Haradinaj & Vjosa Osmani, apo kushdo qoftë tjetër, do duhej t’ i shihnin popullin dhe shtetin e Kosovës si një organizëm të përbashkët dhe të pandashëm, në të cilin të gjitha gjymtyrët ose organët e tij e kanë për detyrë dhe obligim të punojnë për trupin ose organizmin e përbashkët. 

Në këtë prizëm shkencor ose politologjik, mendoj se ata nuk do duhej të dështojnë, apo të bijnë në provim. 

Për të mos kaluar këtu në teoritë parohijale, biogjenetike, organike dhe të tjera të Aristotelit, Darvinit, Karl Ferdinandit, Njutonit, Rusoit etj.