Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Heroit

Një puro e ndezur,

Bën mjegull para fytyrës së tij, 

Të ngjyrosur me dy gishtat e paqes,

Me dy ngjyrat e flamurit arbëror.

Ai shikim shqiponje që s’harrohet përjetë,

Uniforma, ngjyrë e maleve të Koshares,

E bjeshkëve ilire,

Lart mbi kokën e trimit shndrisin tri shkronja të arta,

Në kapelën që hiqet me nder para çdo dëshmori.

Për vite ishte errësirë, komandant,

Ju erdhët si rrezeartë, agoi përsëri,

Katana, përjetë lavdi!