Artan Xh. Duka: Arnimi i rradhёs!
Edhe pse njё sistem zgjedhor proporcional kombёtar me lista tё hapura ёshtё mё drejtё se ky i sotmi, prapё nuk ёshtё ai qё e fut demokracinё nё hulli pakthim.
Sёrish deputeti mbetet i gjithёkujt e askujt njёkohёsisht. Si deputet nё hava, i votuar nga Saranda e deri nё Tropojё, ai nuk do tё mundet tё krijojё marrёdhёniet e duhura me votuesin. Pёrparёsi pёr tё do tё mbetet sёrisht partia e drejtuesi dhe jo votuesi pa “emёr” e pa “adresё” diku nё Republikё.
Demokracia pёrfaqёsuese nёnkupton qё deputeti tё jetё zёdhёnёs i votuesit pёr hallet e problemet e veҫanta nё zonёn e tij se pёr tё folur pёr mbarё elektoratin, qeveria, opozita, presidenti etj, dalin e teprojnё.
Edhe sikur sistemi tё pёrjashtojё listёn e mbyllur (si sot) brёnda asaj tё hapur, edhe sikur kandidatёt e pavarur tё konkurrojnё lirshёm pёrballё emisarёve partiakё, sёrisht sistemi mbetet i koklavitur, i kushtueshёm dhe ofron pёrfaqёsim gjysmak.
Nё kutinё e votimit qytetari do tё shfletojё njё “ҫarҫaf” tё stёrmadh emrash pёr tё shёnjuar syresh. Fushata zgjedhore do tё jetё e ngarkuar dhe e kushtueshme nё kurriz tё buxhetit (xhepit qytetar) sepse kushdo do tё kuturiset kudo, pa patur kohё pёr t’u ulur kёmbёkryq por thjesht pёr t’u dukur e bёrё njё pozё.
Fushata do tё jetё “helmuese”, hutuese dhe e nderё jo vetёm mes partive kundёrshtare por edhe brёnda llojit sepse secili do tё tёrheqё krrabёn nga vetja nё shpёrfillje tё votuesit nё fjalё. Njё sistem i tillё “ku ishim, asgjёkundi” nuk ka garanci se prek kastёn politike famёkeqe tё tranzicionit me tё vetmin rrotacion atё biologjik me “klonet” e rradhёs nё sfond.
Peshorja pa “hile” e mazhoritarit
E vetmja zgjidhje qё pёrmbush realisht pёrfaqёsueshmёrinё e i jep pёrparёsi marrёdhёnies votues-deputet, mbetet rikthimi i sistemit mazhoritar. Ёshtё “sekreti” i demokracisё sё drejtёpёrdrejtё e aq tё besueshme e tё lakmueshme anglo-saksone sikurse Parlamenti Britanik apo Kongresi e Senati Amerikan.
Sistemi zgjedhor nuk ka nevojё pёr “shartime” apo modele qё frymёzohen e “noterizohen” me alibinё se i ka edhe perёndimi! Ka perёndim e perёndim dhe modeli britanik apo amerikan ёshtё ku e ku me tё tjerё nё perёndim qё pjellin kastё e korrupsion.
Njё mazhoritar me dy raunde qё zhbёn ҫdo merak zgjedhor, me korrigjim proporcional kombёtar qё nxit risinё nё politikё, me fushatё zgjedhore bazuar tek kuotat e anёtarёsisё apo xhepi i kandidatit e jo buxheti i shtetit, me kufizim tё numrit tё mandate si i zgjedhur e nё pushtet pёr tё dekurajuar kastat, me prag minimal pjesmarrjeje pёr t’i dhёnё zё bojkotit ndaj kapjes sё politikёs, me imunitet parlamentar tё kufizuar vetёm tek fjala, pa lukse e privilegje parlamentare me politikёn si mision e jo zanat, me aparat jo partiak tё administrimit tё votёs etj, do tё ishte sistemi mё efikas, mё i thjeshtё, mё i lirё dhe mё i drejtё.
Mazhoritari e vetёm ai mund tё rikthejё sёrisht entuziazmin, shpresёn e besimin tek vota e ndjenjёn qytetare se gjёrat janё nё dorёn e tij. U bё kohё qё vёndi braktiset se ka humbur shpresa e nuk ka gjё nё vijё. Rama e Berisha me tufё pas, janё bёrё sot “gardh” dhe prania e njёrit ёshtё alibi pёr praninё e tjetrit.
Mungesa e shpresёs e besimit tek e ardhmja nuk vritet vetёm nga pakёnaqёsia me karshillёkun e korrupsionin nё qeverisjet Rama. Ajo vritet, bile mё shumё, nga reflektimi qytetar ndaj fatalitetit se vetё opozita Berisha, ajo qё duhet tё simbolizojё e nxisё shpresёn e ndryshimin e tё na shpёtojё nga Rama, ёshtё “atentatorja” origjinale e dikurshme e tyre.
Njё PD me Berishёn qё bёn sikur nuk ka qёnё nё pushtet e pandeh se qytetari ka lindur dje, jo rastёsisht po kuturiset gjatё nё opozitё. Mjerisht, nuk ka kompromentuar vetёm mundёsinё pёr rrotacion ndaj njё qeverisjeje gjithnjё e mё arrogante si ajo Rama ndaj interesit qytetar por e ka bёrё edhe vetё shpresёn qytetare tё pashpresё se opozita vetёm opozitё nuk ёshtё.
E megjithatё, sesa qeverisja e korruptuar Rama apo opozita me dollapin plot “skelete” Berisha, besimin tek e ardhmja e vret mbi tё gjitha fakti se qytetari nuk ka mё gjё nё dorё. Vota e tij nuk vlen, nuk trёmb kёnd e nuk gjen “derё” tё trokasё. Nuk mundet as tё zgjedhё e as tё largojё kёnd nga Kuvёndi sepse ligji zgjedhor ёshtё hartuar nga kasta politike nё favor tё saj.
Flamurtarёt e mazhoritarit!
Sistemi zgjedhor nuk duhet tё jetё produkt “kuorumi” parlamentar por referendimi popullor sepse vetё politika ёshtё nё konflikt interesi me tё. Nga PS e PD nuk pritet tё “vrasin” veten sepse kasta e ka jetike vijimёsinё pёr tё pёrfituar nga pushteti, shёrbyer interesave tё tretёve e garantuar imunitet mё pas.
Ndaj sot topi ёshtё nё oborrin e partive tё reja nё politikё. Nёse kёto parti nuk vazhdojnё mё me “kokoshin nё kotecin” e tij por bashkohen e dalin mes tё tjerave edhe me propozimin e rikthimit tё sistemit zgjedhor mazhoritar e miratimin me referendum tё tij, ato do tё votohen nё masё sepse, mё shumё sesa fituesi i ditёs, peshojnё rregullat e lojёs, ato qё vёrtet e mbushin qytetarin me shpresё pёr mё tej.
Sa kohё me votё qytetari ka gurin e arrёn nё dorё, ka nё dorё edhe fatin e tij dhe mazhoritari ёshtё “sekreti” i rikthimit tё besimit e shpresёs tek vetvetja, vёndi, politika dhe gjithçka tjetёr qё vjen mё pas. Ndaj, sesa deputetё “ajri”, qytetari pret tё atillё me kёmbё nё tokё!