Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Pika blu nё oqeanin e zi!

Me “sytё” e kozmosit!

Kryelajm prej Artemis II nuk ishte vetёm thyerja e rekordit pёr largёsinё e njeriut nga Toka por edhe “vulosja” e faktit se Artemis II, sikurse edhe fluturimet e mёparshme hapёsinore, i “shndёrroi” ata nё bord.  

Atё qё ne nё Tokё e imagjinojmё, ata e panё me sy. U bёnё njёsh me tё, u magjepsёn, i bёri pёr vete duke edhe i tjetёrsuar mё pas. Dukuri kjo qё njihet si “Overview effect” (nga Frank White) apo ndryshimi unikal nё optikёn e gjёrave qё pёrjeton syresh kur i jepet mundёsia tё shohё Tokёn nga larg nё kontekstin e hapёsirёs drithёruese tё zezё, tё pamatё, qё e mbёshtjell atё.  

Nga larg gjithçka shihet e pёrjetohet ndryshe. Njё ndjesi e pёrzjerje mrekullie, deliri e trishtimi njёkohёsisht. Nga larg as nuk pikasen e as nuk mendohen kufij dhe gjithshka ёshtё njё. “Gjurma” njerёzore nga kufijtё, flamujt, historitё, kombet, ideologjitё, luftrat, tensionet, armatimet, moda, hierarkia etj, nё mos zhvleftёsohen, relativizohen sapo syri has “cipёn” e hollё e tё brishtё tё atmosferёs qё bёn dallimin mes jetёs dhe tё panjohurёs sё zezё rrёnqethёse qё na rrok pafund.

Kjo optikё qё nxit realizmin e mrekullon pёr “fatin” e jetёs por dhe qё trishton pёr marrёzinё kolektive e absurdet mbi Tokё, pohohet vazhdimisht nga ata qё shkojnё nё hapësirë. Dikush  thekson sekushdo ti njeh, ia del e gjёndet brёnda asaj vije tё gjelbёr (referencё atmosferёs), një tjetër  shtanget sa shpejt përshkohet ai qielli blu qё duket pafund nga poshtё pёr t’ia lënë vëndin tё zezёs së shёmtuar, shёmbёlltyrё e vdekjes aq sa fluturimi në vënd të haresë e festës përjetohet si mort kur sheh poshtë e mban zi për Tokёn që po vdes ngadalë me ne brënda saj etj.

Fred Hoyle nё 1948 parashikoi se sapo tё bёhet njё fotografi e Tokёs nga Hapёsira, njё ide po aq e fuqishme si tё tjera mё parё nё histori, do tё mbizotёrojё dhe në fakt kur kjo ndodhi, kauza mjedisore dhe ajo e paqes mori hov mё tej. Një tjetër astronaut në orbitë rreth Tokës vёrejti se kur hedh sytё poshtë, fillimisht tё shkon mёndja tё pikasёsh qytetin e vёndin tёnd sepse identifikohesh e ke lidhje tё veҫantё me to por gradualisht, pas ҫdo xhiro rreth Tokёs, identifikimi zgjerohet, pёrfshin njё tjetёr kontinent etj, e mё pas planetin mbarё duke kuptuar se je pjesё e njё tёrёsie jete të përbashkët poshtë.

Kjo optikё e gjёrave qё e sheh Tokёn si shtёpi tё brishtё e tё pёrbashkёt sot ёshtё shndёrruar nё “fe” me astronautёt si “dishepuj” tё saj duke patur si apel bashkёpunimin mes njerёzve nё respekt ndaj natyrёs. Njё detyrim ky i njerёzimit qё evolucioni i “dha” mёndjen superiore pёr rolin e “bariut” pёr mbarё gjallesat nё planet.

Artemis pёr politikanёt

Toka ёshtё marrё gjatё e mirёqёnё dhe vlen ende pak sot pёr politikanёt e babёzitur e grindavec, sado shpiem plot raketa lart e fotografitё e planetit janё kapicё. Nuk do presim tё na qeverisin astronautёt e as t’i rrasim politikanёt raketave qё tё ulen me kёmbё nё tokё. Boll tё zёrё vёnd fjala e atyre qё e panё planetin nga larg dhe ne tё tjerёt poshtё tё shohim me vёmёndje “vogёlsinё” tonё tё fotografuar mes sё zezёs sё pamatё. Mbase edhe realiteti virtual ndihmon.  

Akoma bёjmё pronarin e tё pёrjetshim ndёrkohё qё pёr Universin jemi qiraxhinj “milingona” qё marrim kot nё blunё e vogёl mes pafundёsisё sё zezё. Dinosaurve u erdhi e keqja nga lart pas qindra miliona viteve ndёrsa ne po ia bёjmё vetes e luajmё tё shkujdesur me tё keqen ҫdo ditё kёtu poshtё!

Edhe pa qёnё astronaut, e pёrditshme vazhdimisht na rikujton se mrekullia e jetёs nuk bёn tё merret e mirёqёnё. Njё respekt nё varreza, falje nё kishё a xhami, vёshtrimi nga avioni, sёmundje, kronikё lufte, tragjedi tё pafajshmish, fatkeqёsi natyre, aksident etj, janё grishje pёr reflektim mbarёnjerёzor pёr tё ndarё vlera e jo u ndarё mes nesh nё dёm tё vetes e planetit bashkё.  

Mjerisht politikanёve, pёrfshi edhe tanёt, nuk ua ndjen pёr rrёfimet e astronautёve, “kёmbanat” e vazhdueshme tё jetёs, pamjet nga fluturimet e shpeshta me avion etj. Shpёrfillin e harrojnё edhe sikur pёrditё t’u kalojё kortezhi funeral para zyrёs apo t’ua zёsh pamjen me foto tё Tokёs nga larg. Paraja, egoja, vetpёlqimi etj sfumojnё gjithshka dhe abuzimi, tensionet, ndasitё etj, nёpёrkёmbin vazhdimisht edhe tё ardhmen e planetit si shtёpia e vetme pёr brezat pas nesh.   

Kauza njerёzore e paqes, mirёkuptimit e bashkёpunimit ёshtё njёkohёsisht edhe kauzё e mbijetesёs sё planetit tё brishtё. Njerёzimi nuk duhet tё jetё “virusi” nё trupin e planetit por “roja” e mbarё larmisё sё gjallesave e natyrёs qё jep jetё.  

Sot sfida e njerёzimit ёshtё shterrimi i burimeve natyrore nё kurriz tё planetit e brezave mё pas. Nuk ёshtё punё popullsie por stili jetese, shpërdorimi e pёrparёsish egoiste nё jetё. Kapitalizmi i bazuar tek paraja ia doli socializmit por nuk po ia del sfidёs pёr tё ruajtur planetin pёr brezat qё vijnё. “Fara” e njerёzimit mund tё hidhet nё Mars e gjetiu por si Toka, nuk ka tё dytё rrotull nesh.

Njerёzimi si njё i vetёm edhe nga poshtё

Sot politika ka pёrgjegjёsinё tё pёrҫojё mesazhin e hapjes e bashkёpunimit nё planet duke lёnё pas lojrat me arkaizmin nacionalist pёr vota e pushtet qё na ka ndarё historikisht. Hapja duhet tё jetё nga brёnda e jashtё dhe ҫdokush duhet tё bёjё tё tijёn qё preҫedenti tё shndёrrohet nё pritshmёri.

Tek ne marrёdhёniet mes partive janё 4 dekada tension e rreshtime “luftarake” qё cёnojnё kohezionin qytetar. Mё shumё hapemi ndaj fqinjёve e botёs, deri edhe nё kurriz tё sё drejtёs kombёtare, sesa me njёri-tjetrin kёtu.  

Edhe flamuri 40-vjeҫar dalёboje i integrimit nuk bёn mё pёrshtypje si dikur. Pёr plot ёshtё tepёr vonё dhe pёr tё tjerё zhgёnjyes, shpёrfillje e hipokrizi. Sot integrimi ka degraduar nё lutje prej nesh e karshillёk prej BE ndёrkohё qё duhej tё ishte kontratё me detyrime e tё drejta reciproke bazuar nё respekt mes palёve qё plotёsojnё njёra-tjetrёn.  

BE sot, Ballkani i Hapur dje etj, janё realitete qё i shёrbejnё hapjes e nёse BE ka probleme me politikёn, nuk ka pse i bie samarit se nuk ka ҫ’i bёn gomarit. Le tё shpallё nongrata politikёn por popullin shqiptar, qё i ka dhёnё historikisht Perёndimit, nuk ka pse e paragjykon e mban nё rradhё pafund drejt BE. 

Nёse Shqipёria ka probleme, ka edhe BE gisht atje. Ndonse e sprovuar nё demokraci e shtet ligjor, BE nuk e denoncoi ligjin 7501 qё nёpёrkёmbi pronёn e kohezionin social, kaosin e tё cilit e pёrmёnd edhe Rama pёr tё justifikuar Paketёn e Maleve qё servir sot. BE nuk u ndje pёr ligjin zgjedhor 2008 qё ia vari ujkut mёlҫitё nё qafё dhe e shndёrroi votimin nё kotёsi duke cёnuar besimin tek e ardhmja. BE nuk denoncoi e nuk shpalli nongrata korrupsionin elitar nё pushtet por lejoi ecejakjet e shtrёngoi dorёn e politikёs abuzive sikur tё mos kishte ndodhur gjё. BE nxiti reformёn nё drejtёsi por nuk ia ndjen pёr mullarin e problematikave, ecejakjet qytetare, mbijetesёn e abuzimit pas vetingut, padrejtësinë me ligj etj.  

BE nuk e ka sherrin me qytetarin shqiptar por me politikёn, deri edhe me vetveten se abuzimi, arbitrariteti, autoritarizmi e arkaizmi historik hasen ende nё BE. Integrimi si “ylber” i paarritshёm qё ha breza tё tёrё nuk dёshmon respekt, mirёbesim e dashamirёsi ndaj popullit shqiptar e vokacionit tё sprovuar historikisht tё tij pёr liri e bashkёpunim.

Dhe nёse hapet dera e BE, njё “martesё” e tillё e bazuar jo nё dashuri e respekt por llogari e hall, ajo duhet tё vuloset me referendum. Populli le tё zgjedhё mes martesёs me pahir me BE apo afrimit mё tej me SHBA, aq mё tepёr qё sot kemi shansin historik Trump qё zgjerimin e SHBA e ka prioritet. Havai nuk ёshtё mё afёr Uashingtonit se Tirana e njё afrim me SHBA jo vetёm garanton kauzёn historike shqiptare por edhe pasuron historinё e SHBA me lashtёsinё qё i dha jetё civilizimit nё Europё. Sa pёr pavarёsinё, edhe me BE do tё lёshojmё pe.

Nuk ёshtё e thёnё tё fluturosh me Artemis pa tё pataksesh me marrёzinё e luftrave e konflikteve nё planet, karshillёk ky deri nё paradoks me retorikën e shpënë në ekstrem të “garёs” hapёsinore ndёrkohё qё hapёsira tё bёn vetvetiu bashkё. Vetё Stacioni Hapёsinor Ndёrkombёtar ёshtё fryt i bashkёpunimit mes “armiqve” poshtё ndaj dhe paqja “lart” duhet tё zbarkojё poshtё pa pritur pёr alienё, asteroid gjigand, stuhi diellore vrastare etj gjёma nga e zeza pafund. Astronautёt nuk flasin kot!