Albspirit

Media/News/Publishing

Rafaela Prifti: In memoriam, Skënder Luarasi 

Në përkujtim të ditës së ndarjes nga jeta të studiuesit, biografit, përkthyesit, kritikut të pashoq Skënder Luarasi (19 Janar 1900 – 27 Prill 1982) https://en.wikipedia.org/wiki/Sk%C3%ABnder_Luarasi po sjell letrën, të cilën albanologu Peter Prifti nga Kalifornia ia drejtonte profesorit në Tiranë. Ai i shkruan me mirënjohje se fjalimin e ngritësit të flamurit në Vlorë e kishte gjetur në monografinë e tij “Jeta dhe Vepra e Ismail Qemalit” botuar në 1962.

Peter Prifti i shkruan se e përktheu në anglisht atë fjalim dhe se shpreson se është “i denjë. Sidoqoftë, tash fëmijët e shqiptarëve këtu në Amerikë do të kenë rastin të njihen më mirë me fjalimin historik të Ismailit, dhe të çmojnë më tepër rëndësinë e asaj dite,” vazhdon ai. Në mbyllje i shpreh falenderim, nënshkruan firmën me dorë dhe në PS i jep të fala për vëllanë e tij, Naum.

Përkthimi i Peter Priftit është botuar në shtypin shqiptar në Amerikë si edhe gazetën “Dielli” në qershor 1981, me disa ribotime më pas.