Marjana Suli Brozi: Marianne Graf dhe libri i saj për Mirditëm
Marianne Graf na e risjell edhe një herë Mirditën neve mirditorëve, duke na e prezantuar me dashuri, kujdes dhe admirim.
Sot, ndërsa të gjithë e dëgjonin me kënaqësi shqipen e saj të veçantë, dukej sikur secilit prej nesh po i prezantohej një vend që e shihte për herë të parë.
Krenare për këtë mirditore të adoptuar, edhe pse, të them të drejtën, nuk di nëse ajo adoptoi Mirditën apo Mirdita adoptoi Marianne.
Në fjalën e saj ajo i këshilloi mirditorët të jenë krenarë për origjinën e tyre. “Krenaria është virtyt” — tha ajo — por kjo krenari nuk duhet të mbetet vetëm në fjalë, fotografi apo nostalgji tavolinash. Ajo duhet të kthehet në dashuri për vendin, në kujdes për traditën dhe mbi të gjitha në punë për Mirditën.
Sepse Mirdita nuk ka nevojë vetëm për njerëz që e duan me zë të lartë, por për njerëz që punojnë në heshtje për të.
Një mesazh i thjeshtë, elegant dhe shumë i vërtetë.