Albspirit

Media/News/Publishing

Dëbimi i Dervish Himës nga Roma pas pjesëmarrjes në Kongresin shqiptar të Napolit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Maj 2026

Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1903, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth dëbimit të publicistit të njohur shqiptar Dervish Hima nga Roma, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Dëbimi i një gazetari të huaj.

Dervish Hima, 35 vjeç, shtetas shqiptar, publicist, pasi mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga bashkatdhetarët e tij në Napoli, erdhi në Romë, ku mbërriti me datë 14 të këtij muaji dhe mori dhomën nr. 19 në Hotelin “Genève” në rrugën “Via della Vite 29”.

Ai kalonte shumë orë të ditës në kafenenë “Aragno”.

Mbrëmjen e kaluar, pasi ministri i Brendshëm kishte urdhëruar dëbimin e tij, një delegat i Kuesturës Qendrore dhe dy agjentë të Sigurimit të Shtetit u paraqitën në Hotel “Genève” dhe, ndërsa Dervishi po kthehej në hotel, e ftuan të paraqitej në Kuesturë, ku iu komunikua dekreti i dëbimit.

Valixhet që Dervishi kishte në hotel u morën nga agjentët e Sigurimit të Shtetit.

Në orën 21:15, Dervishi u nis nga Roma; delegati i Sigurimit të Shtetit Marroni dhe dy agjentë e shoqëruan deri në Modanë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/il-popolo-romano-1903-debimi-i-publicistit-dervish-hima-nga-roma-pas-pjesmarrjes-ne-kongresin-shqiptar-te-napolit