Albspirit

Media/News/Publishing

Kongresmen Eliot Engel, in memoriam…

Presidenti Bill Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, Guvernatorja e Shtetit të New York-ut Kathy Hochul, lideri i Minorancës në Senat Chuck Schumer, Kongresmeni Ritchie Torres, së bashku me shumë senatorë të Shteteve të Bashkuara, anëtarë të Kongresit, drejtues të Shtetit të New York-ut dhe zyrtarë lokalë të qytetit të New York-ut, media, autoritete fetare e personalitete të mërgatës shqiptare në Amerikë morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të jetës dhe trashëgimisë së kongresmenit Eliot Engel.