Fali Ndreka: ELEZ DACI, ÇIDHNAKU
Të falenderoj nga zemra
O trashëgimtar i genit çidhnak,
Që ti çidhnakun e do ashtu si dhe veten,
Që Dibrën e nderon me penë e bajrak,
Që shpirtin e freskon me Sopaniken,
Dhe vargjet i këndon me gëzim, së bashku me Setën.
Mbushëllia e bukuria e kësajë ane,
Një veshje shpirti ty të kanë dhuruar,
Ashtu si vala e Setës bëhet melodia e këngës,
Bashkë me talentin e idhnakut të zgjuar.
Unë jam çdo ditë në mesin e peisazhit që Çidhna ofron,
Unë jamë aty në kataraktet e Setës,
mes shkumës së bardhë.
Unë jam bashkë me ty e çidhnakët në çdo hon,
ku vrigëllimën e shpatës së Skënderbeut dhe krenarinë për të çdo ditë e përjetojmë.
Unë nuk jam krenaria dhe faleminderit për fjalët,
për inkurajimin e çdo guri i cili me krenari me flet.
Unë jam shpirti fluturak që për atë vend digjet,
Unë, luftetari i pa dukshëm,
që malli për at’ vend çidhnakçe më flet.
Unë jamë filizi i rrënjës së trungut të vjetër,
Që në çdo pranëverë rritet e hedh shtat,
Por gjithë Dibranëve dhe shqiptarëve,
nuk u kisha dasht tjetër,
Vec dashurinë për njëri-tjetrin
ahtu si vëllai për vëllanë.
Elez, ti je guri që s’thyhet edhe në rrokullimë,
Ti je klithma e parë që në betejë shpall fitore,
Ti je malli i honeve me më të ëmblën ushtimë.
Ti je pena e ndritur e trojeve arbërore.