Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Një apel për mediat dhe panelet televizive!

Një apel për mediat dhe panelet televizive!

Koha për reflektim nga të gjithë ne që kemi një zë publik!

Me këtë rast, një thirrje për të gjitha emisionet mediatike në këtë vend, t’i shërbejnë paqes, urtësisë dhe dialogut konstruktiv!

Në panelet televizive mos ftoni njerëz për klikime, por mendje të urta, të kthjellëta, që i shërbejnë paqes dhe arsyes, sidomos në këto momente kritike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mos i shërbeni më pushtetit dhe as klikimeve për fitime, por interesit kombëtar, së vërtetës , të ardhmes së vendit tonë.

Në këto momente kritike, me pak zhurmë, më shumë urtësi, sa më pak përçarje, dhe më tepër përgjegjësi nga secili prej nesh!

Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne!

Është koha të mbajmë përgjegjësi edhe për fjalën publike, të përdorim sa më pak gjuhë përçarëse dhe të bëjmë më shumë përpjekje për të bashkuar zërat që mund të ulin tensionet.

Nuk duhet të lejojmë që përplasjet të përfundojnë në gjakderdhje, që bizneset të digjen apo institucionet të shkatërrohen.

Sot, secili prej nesh duhet të ndalet e të mendojë seriozisht për pasojat që mund të ketë për vendin ajo që themi dhe bëjmë.

Të shpëtojmë Shqipërinë!