Albspirit

Media/News/Publishing

Cafo Boga: Z. RAMA, SHQIPËRIA NUK ËSHTË PRONA JUAJ

Albanian & English:

Z. RAMA, SHQIPËRIA NUK ËSHTË PRONA JUAJ

Parlamenti duhet të veprojë para se kriza politike të kthehet në tragjedi kombëtare

Nga Cafo Boga, M.A. në Diplomaci – 16 tetor 2026

Shqipëria ka arritur në një moment të rrezikshëm.

Prej muajsh, qytetarët protestojnë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Tani u janë bashkuar në numër të madh studentë dhe të rinj; protestat janë përhapur, ndërtesa janë djegur, protestues dhe policë janë plagosur, ndërsa Tirana është kthyer në skenë zjarri, gazi lotsjellës dhe përplasjesh.

Megjithatë, Edi Rama mbetet sfidues. Refuzon të japë dorëheqjen, përçmon kundërshtarët dhe thirret te mandati elektoral sikur fitorja në zgjedhje t’i jepte pronësinë mbi Shqipërinë deri në fund të mandatit.

Nuk ia jep.

Shqipëria nuk i përket Edi Ramës.

KUR UDHËHEQËSI BËHET PJESË E KRIZËS

Rama qeveris Shqipërinë që nga viti 2013—më shumë se trembëdhjetë vjet. Qeveria e tij është përballur vazhdimisht me akuza për korrupsion, keqpërdorim të burimeve publike, përqendrim të pushtetit politik e ekonomik, marrëveshje të dyshimta publiko-private dhe ndërthurje të dëmshme mes qeverisë, biznesit dhe ndikimit politik.

Ndërkohë, qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi. Sot, një shoqëri thellësisht e zhgënjyer po i thotë qeverisë: mjaft.

Përgjigjja e Ramës është, në thelb: I fitova zgjedhjet, prandaj qëndroj.

Kjo mund të jetë e mbrojtshme kushtetueshmërisht. Politikisht, në rrethanat e sotme, është gjithnjë e më e papërgjegjshme.

Në demokracitë evropiane, udhëheqësit kanë dhënë dorëheqjen kur kanë humbur besimin parlamentar, janë përfshirë në polemika të rënda apo kanë kuptuar se qëndrimi i tyre po dëmtonte vendin. Dorëheqja nuk është domosdoshmërisht pranim faji. Ndonjëherë është akt burrështetasi—pranimi se vendi vlen më shumë se mbijetesa politike e udhëheqësit.

Pyetja, pra, nuk është më vetëm nëse Rama mund të qëndrojë Kryeministër, por nëse Shqipëria mund ta përballojë çmimin e këmbënguljes së tij.

NËSE RAMA NUK LARGOHET, DUHET TË VEPROJË PARLAMENTI

Rama e ka bërë të qartë se nuk do të largohet vullnetarisht. Përgjegjësia tani kalon te Parlamenti—veçanërisht te deputetët socialistë, votat e të cilëve e mbajnë në pushtet.

Pyetja për ta është e thjeshtë:

Janë përfaqësues të popullit shqiptar apo të Edi Ramës?

Betimi i tyre nuk është ndaj Ramës. Përgjegjësia e tyre është ndaj Shqipërisë.

Marjana Koçeku tashmë ka treguar se një deputete socialiste mund të largohet nga grupi parlamentar dhe të bëhet e pavarur. Të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse mendojnë privatisht se gjendja është bërë e papërballueshme, por vazhdojnë ta mbështesin Ramën për besnikëri partiake, presion politik apo frikë për karrierën, duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për pasojat.

Opozita duhet ta zhvendosë përballjen nga rruga në Parlament dhe të kërkojë votëbesimin ndaj qeverisë.

Le të votojë çdo deputet. Ata që mbështesin Ramën, le ta bëjnë hapur; ata që besojnë se Shqipëria ka nevojë për një drejtim tjetër, le të kenë guximin ta thonë.

PRESIDENTI NUK MUND TË MBETET SPEKTATOR

Presidenti Bajram Begaj nuk mund ta shkarkojë vetë Ramën, ta shpërndajë Parlamentin sipas dëshirës apo të emërojë një qeveri kujdestare. Por as nuk duhet të mbetet spektator.

Kushtetuta e përcakton si Kryetar të Shtetit dhe përfaqësues të unitetit të popullit. Ai duhet të përdorë autoritetin moral dhe institucional të detyrës për t’i kërkuar Parlamentit ta zgjidhë krizën me mjete kushtetuese, para se rruga të sjellë pasoja të pakthyeshme.

Institucionet ekzistojnë pikërisht për momente si ky. Duhet të veprojnë.

KA NJË RRUGËDALJE

Zgjidhja nuk është e ndërlikuar.

Rama duhet të japë dorëheqjen.

Nëse refuzon, Parlamenti duhet të përcaktojë nëse qeveria gëzon ende besimin për të qeverisur. Nëse jo, Shqipëria duhet të kalojë në një qeveri kalimtare ose teknike, me mandat të kufizuar: të rivendosë stabilitetin, të mbrojë institucionet, të krijojë kushte të besueshme zgjedhore dhe të përgatisë zgjedhje të parakohshme.

Pastaj le të vendosë populli shqiptar.

Ky tranzicion nuk duhet thjesht të zëvendësojë Edi Ramën me Sali Berishën. Kriza është më e madhe se të dy. Pas 35 vjetësh politikë postkomuniste të dominuar nga shumë prej të njëjtave figura dhe rrjete, Shqipëria ka nevojë për ripërtëritje politike dhe një brez të ri udhëheqësish.

Protestuesit nuk kërkojnë vetëm një rotacion tjetër të fytyrave të njohura. Shumë kërkojnë një kulturë tjetër politike—një shtet që u përket qytetarëve, jo partisë që kontrollon pushtetin.

DHUNA NUK ËSHTË ZGJIDHJE

Ata që djegin ndërtesa, sulmojnë policinë apo shkatërrojnë pronën private dëmtojnë kauzën e tyre. Dhuna nuk mund të jetë mjet për ndryshimin e qeverive.

Por as qeveria nuk mund të përdorë dhunën e disa protestuesve për të delegjitimuar një lëvizje të tërë, apo forcën e tepruar policore si përgjigje ndaj kundërshtimit politik.

Protestuesit duhet ta refuzojnë dhunën; policia të tregojë përmbajtje; udhëheqësit politikë të mos e ndezin më tej situatën.

Rruga mund ta kërkojë ndryshimin. Institucionet duhet ta realizojnë atë.

SHQIPËRIA PARA PARTISË

Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij: synon të qëndrojë. Tani shumica socialiste duhet të bëjë të vetën.

Deputetët e saj duhet të vendosin nëse besnikëria ndaj një udhëheqësi është më e rëndësishme se përgjegjësia ndaj vendit.

Asnjë post nuk vlen sa një jetë njerëzore. Asnjë karrierë politike nuk vlen sa stabiliteti i vendit. Asnjë fitore zgjedhore nuk i jep askujt pronësinë mbi shtetin.

Shqipëria ende ka një rrugëdalje paqësore dhe kushtetuese: veprim parlamentar, tranzicion të rregullt, qeveri teknike me mandat të kufizuar dhe zgjedhje të parakohshme të besueshme.

Ky nuk është revolucion. Kjo është demokraci.

Zgjedhja nuk duhet të jetë mes Ramës dhe Berishës, protestuesve dhe policisë, apo qeverisë dhe kaosit. Duhet të jetë:

Shqipëria para partisë. Vendi para udhëheqësit.

Z. Rama, pas më shumë se trembëdhjetë vjetësh në pushtet, ka ardhur koha të pranoni një të vërtetë themelore demokratike:

Shqipëria nuk është prona juaj.

Ajo u përket shqiptarëve.

******

English Version:

OP-ED

MR. RAMA, ALBANIA DOES NOT BELONG TO YOU

Parliament must act before a political crisis becomes a national tragedy

By Cafo Boga, M.A. in Diplomacy – October 16, 2026

Albania has reached a dangerous moment.

For months, citizens have demonstrated against the government of Prime Minister Edi Rama. Now students and young people have joined in large numbers, protests have spread, buildings have burned, protesters and police officers have been injured, and Tirana has become a scene of fire, tear gas and confrontation.

Yet Edi Rama remains defiant. He refuses to resign, disparages those opposing him and invokes his electoral mandate as though winning an election gave him ownership of Albania for the duration of his term.

It does not.

Albania does not belong to Edi Rama.

WHEN A LEADER BECOMES PART OF THE CRISIS

Rama has governed Albania since 2013—more than thirteen years. His government has faced persistent allegations of corruption, misuse of public resources, concentration of political and economic power, questionable public-private arrangements and an unhealthy relationship between government, business and political influence.

Meanwhile, hundreds of thousands of Albanians have left the country. Today, a deeply frustrated population is telling its government that enough is enough.

Rama’s answer is essentially: I won the election, therefore I stay.

That may be constitutionally defensible. Politically, under present circumstances, it is increasingly irresponsible.

Democratic leaders across Europe have resigned after losing parliamentary confidence, becoming engulfed in controversy or concluding that their continued presence was damaging their countries. Resignation is not necessarily an admission of guilt. Sometimes it is an act of statesmanship—the recognition that the country matters more than the political survival of its leader.

The question is therefore no longer simply whether Rama can remain Prime Minister, but whether Albania can afford the consequences of his determination to remain.

IF RAMA WILL NOT GO, PARLIAMENT MUST ACT

Rama has made clear that he does not intend to resign voluntarily. Responsibility therefore moves to Parliament—and particularly to the Socialist deputies whose votes keep him in power.

They face a simple question:

Are they representatives of the Albanian people or representatives of Edi Rama?

Their oath is not to Rama. Their responsibility is to Albania.

Marjana Koçeku has already demonstrated that a Socialist MP can leave the parliamentary group and become independent. Others can do the same. If Socialist deputies privately believe that the situation has become untenable but continue supporting Rama because of party loyalty, political pressure or concern for their careers, they must accept responsibility for the consequences.

The opposition should therefore move the confrontation from the streets into Parliament and initiate the appropriate procedure to test confidence in the government.

Let every deputy be counted. Let those who still support Rama do so openly, and let those who believe Albania needs another direction have the courage to say so.

THE PRESIDENT CANNOT REMAIN A SPECTATOR

President Bajram Begaj cannot simply dismiss Rama, dissolve Parliament at will or appoint a caretaker government on his own. But neither should the President remain a passive observer.

The Constitution makes him Head of State and representative of the unity of the people. He should use the moral and institutional authority of that office to urge Parliament to resolve this crisis constitutionally before confrontation in the streets produces irreversible consequences.

Albania’s institutions exist precisely for moments like this.

They should be used.

THERE IS A WAY OUT

The solution is neither complicated nor revolutionary.

Rama should resign.

If he refuses, Parliament should determine whether his government still commands the confidence necessary to govern. If that confidence is withdrawn, Albania should move toward a broadly acceptable transitional or technical government with a limited mandate: restore stability, safeguard the institutions, establish credible electoral conditions and prepare early parliamentary elections.

Then let the Albanian people decide.

Such a transition must not simply replace Edi Rama with Sali Berisha. Albania’s present crisis is larger than either man. After 35 years of post-communist politics dominated by many of the same personalities and networks, the country needs political renewal and a new generation of leadership.

The people demonstrating today are not asking merely for another rotation of familiar faces. Many are demanding a different political culture—one in which the state belongs to its citizens rather than to whichever party happens to control it.

VIOLENCE IS NOT THE ANSWER

Those burning buildings, attacking police officers or destroying private property are damaging their own cause. Violence cannot become an acceptable method of changing governments.

But the government cannot use the misconduct of some protesters to delegitimize an entire movement, nor can excessive police force become the answer to political dissent.

Protesters must reject violence. Police must exercise restraint. Political leaders must stop inflaming an already dangerous situation.

The streets can demand change, but constitutional institutions must deliver it.

That is why Parliament must act.

ALBANIA BEFORE PARTY

Edi Rama has made his choice: he intends to stay. Now the Socialist parliamentary majority must make its own.

Its members must decide whether loyalty to one leader is more important than responsibility to the country they were elected to serve.

No office is worth a human life. No political career is worth the stability of a country. And no election gives any leader ownership of the state.

Albania still has a peaceful and constitutional way out: parliamentary action, an orderly transition, a limited technical government and credible early elections.

That is not revolution.

That is democracy.

And it offers Albania something urgently needed—a way out before this crisis becomes irreversible.

The choice should not be between Rama and Berisha, between protesters and police, or between government and chaos.

It should be Albania before party, country before leader.

Mr. Rama, after more than thirteen years in power, the time has come to recognize a fundamental democratic truth:

Albania does not belong to you.

It belongs to the Albanian people.