Mimoza Rexhvelaj: STINË E VRAME
Qiell i plagosun,
degë që këputen në mish të erës,
gjethe që ikin pa lamtumirë…
U ngrys shikimi,
i verbuem prej shiut
që bie pa pushim.
Stinë e vrame…
nën peshën e heshtjes,
me shpirtin copë endem në asgjëkundi.
Mos ma mallko ikjen,
as udhën që marr
në këtë shtegtim…
Me një biletë pa kthim.