Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: KARAVIDHJA

N’errësirën e zbraztësisë së t’ftohtë
Hëna ngrin tërbueshëm
Dielli digjet si pluhur
Karavidhja shihet në pasqyrë me njolla dhe krihet!

Gërshetat e saj, hije të një gruaje me duar të ndryra
si dhi lëpinë pragun e frikës
buzëqesh idhtshëm, nuk pranon të jetë vetvetja
e brenda saj ndërron si shiu fytyrën!