Jani Malo: NIKOLAI GOGOL DHE DY LIBRA PËR ÇDO KOHË
Ndërsa tek “Palltoja” Gogoli na tregon se çfarë i ndodh njeriut kur bota e shpërfill dhe e mohon, te “Hunda” ai na nxit të pyesim se ç’ndodh kur njeriu e ndërton vetveten mbi një iluzion, kur mbahet për më shumë se ç’është dhe e lidh rëndësinë e tij me gradën, pozitën, paraqitjen dhe rrethin shoqëror.
Ndërsa “Hunda” është një novelë ku e pamundura përdoret si një mënyrë për të zbuluar botën dhe logjikën me të cilën ndërtohet identiteti, “Palltoja” është novela ku Gogoli, rrëfen se si shpërfillja mund të vrasë njësoj si mizoria, kur shoqëria e trajton njeriun si të padukshëm, si të mos jetë.
Të dy këta libra të mrekullueshëm janë përkthyer nga origjinali nga Kristaq Mandi.