Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Një ftesë për gjykim


A duhet të kemi drojë që, pas 36 vjetësh, një publik i ri të shohë në skenë një dramë si “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës?
A mund të mos i japim vetes këtë mundësi vetëm sepse vepra i përket një periudhe tjetër historike dhe mbart, në njëfarë mase, edhe gjurmët ideologjike të kohës?
Unë mendoj se jo.
Ka vepra që, pavarësisht kohës kur janë krijuar, kanë një nivel të lartë artistik, një ndërtim të fuqishëm dramaturgjik, personazhe të realizuar dhe konflikte njerëzore që mund të komunikojnë edhe me brezat e sotëm.
“Familja e peshkatarit” është një prej tyre.
Pse të mos i japim një publiku të ri mundësinë ta njohë këtë vepër përmes një vënieje profesionale në skenë? Pse të mos e gjykojmë sot me syrin e një spektatori të lirë nga rrethanat e kohës kur u shkrua?
Nuk mendoj se mund të diskutohet më sot për artin e realizmit socialist pasi periuldha e gjykimit komunist për publikun e teatrit tashmë ka vdekur .
Le ta lëmë skenën dhe publikun t ë japin gjykimin e tyre.Kam vënë re se është një publik i mirë në teatër.E meriton të njihet me vlerat e dramaturgjisë kombëtare.