Hitleri abuzonte seksualisht me mbesën
Një dosje sekrete zbulon se diktatori gjerman, Adolf Hitler, kishte një fetish seksual shumë të çuditshëm. Studimet e kohës së luftës nga agjencia e inteligjencës amerikane zbulojnë se Hitleri pëlqente ‘seksin e jashtëqitjes’.
Lideri nazist preferonte femrat që e bënin jashtëqitjen, teksa ishin mbi të. Ky zbulim vjen pasi u raportua se Hitleri kishte një mikro-penis dhe vetëm një testikul. Dr. Walter C. Langer ka studiuar dokumentet dhe thotë se Hitleri ishte koprofiliak- një njeriu që eksitohet nga jashtëqitja.
“Kjo praktikë është niveli më i ulët i degradimit,” – thotë ai. Ishte pikërisht mbesa e tij, Geli Raubal, që ia plotësonte këtë fantazi seksuale. Raubal u gjet e vdekur pak pasi ishte përfshirë në një prej këtyre akteve seksuale. Ajo ishte qëlluar me armën e Hitlerit, por policia thotë se nuk ishte vetëvrasje.
Ajo megjithatë e kishte bërë një rrëfim për fantazitë seksuale të Hitlerit tek miku i Fyhrerit, Otto Strasser. Ky i fundit u arratis nga vendi për shkak se Hitleri e kishte mësuar që sekreti ishte bërë publik. Edhe Ernst Rohm, kreu i Këmishave Gri Naziste, që kishte bërë një koment për fantazitë seksuale të Hitlerit, u gjet i vrarë në vitin 1934.
Raportimet thonë se edhe ylli gjerman i filmave, Renate Mueller, njëherë ishte detyruar të shqelmonte Hitlerin nga vetë Fyhreri, ndërsa ai qëndronte kruspull në dysheme. Ajo u gjet e vetëvrarë.