Albspirit

Media/News/Publishing

Peticioni për anullimin e zgjedhjeve për kryetarin, reagon PD: Lajm i rremë!

Gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar lajmi se rreth 2500 anëtarët të Partisë Demokratike kanë firmosur një peticion drejtuar degës qendrore për anulimin e votimeve për kryetar më 22 korrik. Në lidhje me këtë ka reaguar Partia Demokratike e Korçës, e cila përmes një deklarate për mediat njofton se ky është një lajm i rremë dhe se nuk ka asnjë peticion lidhur me votimet.

DEKLARATA

Me shume keqardhje por ne respekt te atyre 2500 anetareve dhe qytetareve Korcare qe aspirojne me bindje dhe zemer, me pune dhe perkushtim tek Partia Demokratike, po reagojme ndaj nje lajmi apo thashethemi mediatik, qe tashme eshte bere  mode e shemtuar e demokracise. Dje, nepermjet portaleve dhe mediave, PD Dega Korce eshte njohur me nje te ashtuquajtur peticion i strukturave te kesaj dege! Lajm totalisht i rreme! Strukturat e kesaj dege, nga seksioni deri ne kryesi, shprehen vetem nepermjet vendimeve te mara me vote dhe jo telefon pas telefoni. PD Korce duke ju referuar komunikimit te drejtperdrejte me anetare qe figurojne pjese e listes, konfirmon se shume nga keta persona nuk kane idene me te vogel se emri i tyre ndodhet ne kete liste dhe te tjere qe pranojne se jane telefonuar, por qe nuk kane lexur asnje resht te shkruar. Ka gjithashtu edhe raste kur emri, mbiemri dhe firma nuk korespondojne fare, pra nje fake news i vertete! (fenomen)

Per keto arsye, Partia Demokratike Dega Korce, distancohet nga cdo peticion, fletushke apo trakt i tipit komunist, i denon ato dhe i qendron cdo vendimarje te strukturave te saj mbi bazat dhe normat demokratike te shprehura qartesisht ne statutin e kesaj partie. Zgjedhjet per Kryetar te PDSH-se do te mbahen me 22 Korrik 2017 dhe Kryesia e Deges Korce, me vendimin e saj te dates  09/07/2017, mori persiper pergjegjesine e organizimit te  ketyre zgjedhjeve ne rajonin tone duke percaktuar vendin e votimit si dhe komisionin zgjedhor. Vendimi i Kryesise te Deges u mor ne perputhje te plote me Udhezimin nr. 1  dt 4 Korrik 2017, Udhezimit nr 2 date 7 Korrik 2017 dhe shkreses nr 61 date 7 Korrik 2017 te PDSH-se!

Please follow and like us: