Rama: Pres që ministrat teknikë të PD të largohen
Gjatë konferencës së sotme për mediat, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ministrat teknikë të PD-së. Ai tha se pret që ata të largohen.
“Unë pres që ata të largohen se nuk kanë më arsye që qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres të largohen”- tha Rama.
Ndërkohë nga ana tjetër vetë ministrat teknikë deklaruan se do të qëndrojnë ne detyre deri ne perfundimin e raportit te OSBE-ODIHR per zgjedhjet e 25 qershorit.
Emërimi i tyre u bë pas marrëveshjes Rama-Basha më 18 maj.
Please follow and like us: