Izraeli dhe Hungaria në aleancë kundër George Soros
Pak ditë para vizitës së Benyamin Netanyahout në Budapest, qeveria hungareze ka vendosur të ndalojë fushatën e diskutueshme të billbordeve kundër filantropit miliarder amerikan, George Soros. Një hebre i lindur në Hungari, Soros paraqitet në një poster duke buzëqeshur, i shoqëruar nga slogani “Mos e lini Soros të qeshë i fundit”. Nisma ka provokuar një lloj ngatërrese mes dy vendeve, aq sa e detyroi Netanyahou-n të mohonte trupin e tij diplomatik. Më 8 korrik, ambasadori izraelit në Budapest, Yossi Amrani, i kishte kërkuar qeverisë hungareze ta ndalonte këtë fushatë, e cila, sipas tij, “jo vetëm ngjall kujtime të trishtuara, por mbjell urrejtje dhe frikë”. Ministria e tij e Jashtme e kishte miratuar deklaratën. George Soros, i cili thuhet se ishte “mërzitur”, është përcaktuar si një armik politik nga Viktor Orban, për shkak të mbështetjes së tij për disa OJQ që mbrojnë të drejtat e minoriteteve dhe emigrantëve nga Lindja Mesme që kryeministri kërkon t’i pengojë që të vijnë në vendin e tij.
BLLOKIM SISTEMATIK
Por, më 10 korrik, me kërkesë të Nétanyahout, Ministria e Jashtme është tërhequr nga pozicioni i saj, duke zgjedhur ta quajë Soros-in si fajtor për “minimin e qeverive izraelite të zgjedhura në mënyrë demokratike duke financuar organizata për të përgojuar shtetin hebre dhe të kërkojë që t’i mohojnë atij (shtetit) të drejtën për të mbrojtur veten”. Izraeli e vlerëson bllokimin sistematik hungarez brenda BE-së kundër nismave që perceptohen si armiqësore kundër Izraelit. Dhe të dy vendet ndajnë të njëjtën politikë agresive ndaj zërave kritikë në shoqërinë civile. Një anëtar i Likud (parlamentit izraelit) madje shfrytëzoi mundësinë për të njoftuar se do të ndërmerrte një nismë ligjore të quajtur “Fatura Soros” për të parandaluar të gjithë individët e pasur, që ndihmojnë organizatat që mbështesin bojkotin dhe sanksionet kundër Izraelit, që të financonin OJQ-të e ndryshem në Izrael. Soros ka mbështetur për vite OJQ shtylla të shoqërisë civile izraelite, të etiketuara si të majta, që luftojnë për të drejtat e minoriteteve dhe për të dokumentuar pushtimin. /Le Monde – Përgatiti Lapsi.al