Albspirit

Media/News/Publishing

Tentoi të arratisej në Mal të Zi, arrestohet autori i atentatit në Shkodër

Pak orë pas atentatit me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor që u shpall në kërkim, Aurel Ahin.

Mësohet se 25-vjecari është arrestuar në Mal të Zi nga policia malazeze, ndërsa po tentonte të arratisej. Ahi, banues në lagjen Guerile, Shkodër, është identifikuar si autori i ngjarjes. Ai njihet si një person problemtatik nga policia.

Kujtojmë se nga atentati i sotëm, para Teatrit “Migjeni” mbetën të plagosur 3 persona. Objektivi ka qenë një djalë që ishte i shoqëruar edhe nga një vajzë, Doni Lisi dhe Elona Çurku.

Të dy këta kanë mbetur të plagosur nga plumbat, ndërsa i plagosur ka mbetur edhë një person i tretë që ka qenë kalimtar i rastësishëm, Enrik Prenushi.

Please follow and like us: