Albspirit

Media/News/Publishing

Mogherini: Dyert e BE-së, të hapura për Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini ka konfirmuar edhe njëherë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, ka dërguar një mesazh të qartë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit”, ka shkruar shefja e diplomacisë evropiane në blogun e saj.

Mogherini ka sqaruar se në takimin e Triestës janë hedhur disa projekte për bashkëpunim rajonal, përmirësimin e shkëmbimit të transportit dhe rritjen e qarkullimit të mallrave.

Please follow and like us: