Erin HANSEN: NUK JE…
Ti s’je vitet që mban mbi supe,
as masa e rrobave që vesh,
nuk je pesha
apo ngjyra e flokëve të tu.
Ti s’je emri yt
a gropëzat e faqeve të tua,
je gjithë librat që ke lexuar
dhe tërë fjalët që thua,
je zëri i ngjirur mëngjesor,
dhe buzëqeshja që rrekesh të fshehësh,
je ëmbëlsia e harresës sate,
dhe çdo pike loti që ke derdhur,
je këngët që aq fort i këndon
kur e di se krej fillikat je,
je edhe vendet ku ke qenë
dhe ajo që vërtet quan shtëpi,
je gjithçka tek e cila beson,
dhe njerëzit që ke për zemër,
je fotografitë e dhomës sate të gjumit
dhe e ardhmja për të cilën ëndërron,
kaq shumë hire ka brenda teje
por duket sikur e harrove,
qëkurse vendose të jesh
gjithë çfarë s’je.
Please follow and like us: