Albspirit

Media/News/Publishing

Anri Sala ekspozitë në Shkup më 2018

Anri Sala një prej emrave më të mirë të artit bashkëkohor sot do të hapë një ekspozitë personale në galerinë e Hamamit të Daut Pashës në Shkup gjatë vitit të ardhshëm. Vetëm një javë më parë Sala ka vizituar Shkupin ku është pritur nga Ministri I Kulturës së Republikës së Maqedonisë, Robert Allagjozovski .

Alagjozovski dhe Sala diskutuan përgatitjet për ekspozitën, e cila është organizuar nga Galeria Nacionale e Maqedonisë. Ministri Allagjozovski riafirmoi mbështetjen e Ministrisë për këtë lloj të projekteve, me të cilat afrohen arritjet artistike moderne botërore për publikun. Sala e informoi ministrin mbi përgatitjet, theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesit e institucioneve maqedonase kulturore dhe paralajmëroi një ekspozitë, e cila do të kënaqë shijet e dashamirëve të artit pamor në vend.

Please follow and like us: