Albspirit

Media/News/Publishing

Debatet mbi turizmin, Sonila Meço tregon zgjedhjen e saj: Dritat ikin më shpesh se vijnë

Në një kohë që debatet mbi turizmin janë shtuar përherë e më shumë në vendin tonë një shkrim për të mos u humbur është ky i mëposhtmi i gazetares Sonila Meço.

Ajo thotë se ka dy rryma që të bëjnë të shkruash në lidhje me pushimet në Shqipëri: patriotizmi dhe antipartiotizmi.

Vetë ajo thotë se ka zgjedhur që të pushojë në Dardhë dhe pse rruga për aty është ende e pashtruar, dritat ikin më shpesh se vijnë, një guidë e mirë dhe e organizuar mungon.

STATUSI I SONILA MEÇOS:
Mund të shkruajë patriotizmi për pushimet në Shqipëri, mund të kundërpërgjigjet antipatriotizmi për pushimet jashtë….

Ama kur shoh turistët e huaj në Shqipëri nën diellin saç, rrugëve pushtuar nga betoni i qyteteve, restoranteve buzë bregut pushtuar nga menu pa çmime e çmim edhe për karikim celulari, mendoj për ta: pushojnë më shumë se një herë në vit, kanë bredhur e ngopur syrin me shumçka, i nxit kurioziteti që e kënaqin pa shumë salltanete, kanë pensione që u dalin edhe për pushime të shkurtra e të gjata, kanë mundësinë t’i planifikojnë prej kohësh pa marrë kredi, qëndrojnë mjaftueshëm sa për të marrë më të mirën që gjithsesi s’mjafton sa për t’u rikthyer sërish.
Pa duan edhe aventurën se mesatarja e standardit ku jetojnë u jep siguri, vijnë edhe me autostop se e dinë normal prej nga vijnë, ikin maleve se natyrën e duan dhe e mbrojnë pa e ditur sa zët e kemi ne të bekuarit me të, zbresin detit shend e verë se nuk kanë nga vijnë pa e imagjinuar se ç’është i aftë shqiptari t’i bëjë sikur ta ketë mallkim, agjensitë në vendet e tyre ua ofrojnë, sepse edhe ekonomike ato pushime për një natyrë det, diell e mal, pa e ditur se për shqiptarët janë më të shtrenjta se për ta; vijnë se Shqipëria puqur është me Greqinë e Italinë, veç fund i botës nuk ngjan, duke besuar se puqja do të lërë shije të ngjashme; vijnë se u thonë që të huajt trajtohen me mikpritje të jashtëzakonshme pa e ditur se si trajtohet pushuesi vendas në të njëjtin vend…

Unë pushoj në Shqipëri, në një fshat parajsë të quajtur Dardhë. Vijnë edhe shqiptarë e të huaj dhe gjejnë më të mirën që u ofrojnë vendasit. Rruga për aty është ende e pashtruar, dritat ikin më shpesh se vijnë, një guidë e mirë dhe e organizuar mungon.
Morali?

Please follow and like us: