Teuta Rugova i jep mbështetje Qeverisë që do ta udhëheqë Haradinaj
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Rugova, i ka premtuar kandidatit të koalicionit PAN për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinaj, se ajo do ta mbështesë qeverinë që do ta drejtojë ai.
Ajo e ka konfirmuar vetë se do ta mbështesë Haradinajn, gjatë një vizite që ka realizuar në familjen Rugova.
E bija e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka marrë qëndrim të ndryshëm prej udhëheqjes së themeluar nga babai i saj, e cila e kundërshton fuqishëm cilëndo qeveri pjesë e së cilës do të jetë Partia demokratike e Kosovës.
Deri më sot, së paku në dy raste, ajo ka deklaruar publikisht se ajo do të mbajë të njëjtin qëndrim me LDK-në dhe me partnerët e saj të koalicionit parazgjedhor, AKR-në dhe Alternativë.
Deri më sot, drejtuesit e LDK-së kanë përsëritur vazhdimisht se deputetët e kësaj partie janë unikë dhen uk do t’i bashkohen ndonjë koalicioni tjetër.