Albspirit

Media/News/Publishing

“Kush të paguan për të sharë Bashën”, Julian Deda i përgjigjet ndjekësve

Koordinatori i Partisë Demokratike, Julian Deda, u është përgjigjur të gjithë ndjekësve që kanë ngritur dyshime se paguhet për sulmet ndaj kryetarit të vetëngrirë të opozitës, Lulzim Basha. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Julian Deda ka vendosur “të tregojë të vërtetën”.

POSTIMI I PLOTE I JULIAN DEDES
Me pyesnin shpesh: “Ore ti, pse kritikon Ramen? Pse shan Rilindjen? Te ka dhene Luli lek apo do te behesh minister?”.

Kurse tani me pyesin: “Po ti ça ke me Lulin? U bere me Ramen? Te jep Jozi lek, apo je i futur nga Doktori?

Pas kaq shume pyetjesh, pas kaq shume kohesh, pas kaq shume dilemash qe po e mundojne njerezimin, dilema dhe paqartesi te cilat kane futur ne konfuzion kombe dhe shtete te medha e te fuqishme te botes.

Por edhe per te shuar kureshtjen e çdo shqiptari, qe sakrifikoi duke lene punet e veta per tu marre me zgjidhjen e kesaj enigme, une kam vendosur te flas. Kam vendosur te tregoj te verteten.

Te dashur kuriozer. Une i bej te gjitha keto, sepse marr lek, pa fund lek. Per te kritikuar Ramen marr 100 mije euro nga Luli. Ndersa tani, qe e kam me Lulin, jo vetem qe shkoj perdite ne Surrel dhe pi kafe me Ramen, por po siguroj jeten time dhe te niperve e mbesave te mija.

Per çdo kritike marr nga nje cope toke ne bregdet, kurse per shkrimin e fundit, u mblodhen te gjithe keta kundershtaret e Lulit, shtine leket dhe me blene nje vile te Samir Mane. Ja kjo eshte e verteta. Pse kujtuat se e bej kot une? Kujtoni ju se e bej se me dhimbset Shqiperia? Jo mor vlla, vetem per lek.

Tani qe e moret vesh dhe besoj se jeni me te qete, futjuni puneve tuaja, se i keni lene pak mbas dore. Ju perqafoj te gjitheve dhe faleminderit.

Please follow and like us: