Albspirit

Media/News/Publishing

George Washington: Nuk ekziston asgjë që e meriton më shumë përkrahjen tonë se sa promovimi i shkencës dhe i kulturës

“Lumturia njerëzore dhe detyra morale janë pandashmërisht të lidhura”.

“Nuk ekziston asgjë që e meriton më shumë përkrahjen tonë se sa promovimi i shkencës dhe i kulturës. Dija, në secilin vend, është bazamenti më i sigurt i lumturisë publike”.

“Një grua e ndjeshme nuk mund të jetë kurrë e lumtur me një budalla”.

“Sa më i vështirë konflikti, aq më i madh triumfi”.

“Burrat e vërtetë mund ta përçmojnë betejën, por kurrë nuk ikin prej saj”.

“Disiplina është shpirti i një armate. Ushtritë e vogla ajo i bënë të frikshme; i jep fitoren të dobëtit dhe të gjithëve u jep  respektin”.

“Me gjasë nuk ka asgjë më të mirë që e prodhon paqen, se sa përgatitja për t’u përballur me armikun”.

 

Please follow and like us: