Albspirit

Media/News/Publishing

Bedri Blloshmi: 40 vjet nga një krim shtetëror

 

Tashmë kanë kaluar 40 vjet nga një krim shtetëror. Diktatura komuniste e cila u vendos në dhjetorin e 1945 në Shqipëri me rastin e pushtimit nga terrori komunist, do të datonte me filllimin e masakrave të tyre, ashtu sic dinin terroristet më së miri ta bënin, me një zell të pa parë. Filluan varjet në litar, burgosjet, pushkatimet, sekuestrimet, internimet. Tëgjitha aktet e sipërpërmendura janë vepra të atyre kriminelëve që bënë në çdo kënd të Shqipërisë të copëtuar nga Berlini e Londra në vitin 1913. Këta vandalë pikësynimin e kishin tek familjet e mëdha të pasura dhe nacionaliste që t’i shkatërronin në gen dhe e kryen këtë qëllim me sukses. Një nga këto familje ishte dhe ajo e Blloshmëve (Blloshmit). Krimi në këto familje ka filluar që në vitin 1944 dhe në vazhdim.

  • Më 7 mars 1944 në fshatin Dunicë të Pogradecit për një ditë vranë 27 nacionalistë me në krye komandantin e tyre Haki Blloshmi bashkë me vëllanë Shefqetin dhe tre kushërinjtë e tij, madje edhe u plackitën nga këta terroristë.  Sipas informacioneve vendase thuhet se edhe orën e dorës të Haki Blloshmit e kagrabitur një terrorist nga Vlora i quajtur Feti Smokthina.
  • Më pas më 26 tetor 1944 Azis Selman Blloshmi me gradën major të mbrojtur në Grac të Austrisë do të thërritej nga terroristët e sllavët që vinin vërdallë si hiena të eturadhe do të zhdukej përgjithmonë.
  • Më pas familja Blloshmi do të ç’pronësohej dhe në vazhdim arrestuan xhaxhanë (Hasanin), të cilin e dënuan me 22 vjet burg me akuzën ‘takim me diversantët’, (Bardho Lekën, babain e Genc Lekës).
  • Në marsin e 1963 arrrestuan babain Sami Blloshmi, me akuzën agjitacion propagande dhe e dënuan me 8 vite burg.
  • Në prillin e vitit 1976 në qytetin e Librazhdit i prangosuri i radhës do të isha unë Bedri Blloshmi.
  • Në 5 gusht të po atij viti i vunë prangat vëllait Vilson Blloshmi dhe më 31 gusht po të njëjtin fat do të kishte  edhe Genc Leka. Me tortura të padëgjuara dhe akuza false do të na mbanin të izoluar më shumë se 16-17 muaj dhe na nxorrën në gjyq me dyer të mbyllura dhe shpallën dënimin ashtu siç ishte porosia nga lart. Fati i Vilsonit dhe i Gencit ishte të dënoheshin me pushkatim. Natën e 17 korrikut mbasi qëndruan shtrirë 35 ditë të lidhur kokë e këmbë, i tërhoqën zvarrë ashtu të lidhur me zinxhirë dhe pranga në duar dhe i vranë. Pa mëshirë e kryen këtë akt dhe pa mëshirë i hodhën trupat e tyre në një përrua të quajtur ‘’Përroi i Firarit’’.
  • Tashmë kanë kaluar 40 vjet që ata treten nën dhe në varrezat e Librazhdit. Më datë 17 korrik në Librazhd në orën 19ºº u zhvillua ceremonia përkujtimore e këtyre dy intelektualëve, përkthyesve, poetëve, mësuesve,  kushërinjëve, krijuesve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Nën drejtimin dhe organizimin e kryetarit të bashkisë Kastriot Gurra, një djali të kulturuar dhe të sjellshëm të cilin po ta vështroje në sy lexohej lehtë dhimbja dhe keqardhja që ndjente nga gjithë kjo histori. Do të më ngelet në kujtesë dhe i kyçyr në zemër ky organizim dhe përkushtim i kryetarit të bashkisë ashtu siç kam varrosur në zemër dhimbjen e Gencit dhe Vilsonit. Unë shpreh pa asnjë rezervë dhe me plot krenari se i mbetem borxhli këtij djali përjetësisht. Mirënjohje të thellë j’u shprehim familjarisht miqve e shokëve bashkëvuajtës të ardhur nga Tirana në vapën përvëluese të korrikut, duke me transmetuar respekt të veçantë, dashamirësi dhe mbështetje. Emra të tjetë të cilët vlejnë për t’u përmendur janë ai i zonjës Burbuqe Hysa, drejtoreshën e kulturës dhe djalin e ri simpatik Z. Arianit Alliu drejtuesin e shtëpisë së kulturës. Në veçanti dua të falenderoj moderatorin e takimit Z. Skënder Karriqi. Gjithashtu një falenderim ddhe respekt shkon për të gjithë ata që morën pjesë dhe dëgjuan të vërtetën ashtu siç ndodhi realisht dhe jo sesi rrjedha e ngjarjeve të këtyre dy djemve është manipuluar ndër vite. Do doja ta mbyllja këtë shkrim duke i falenderuar  dhe njëherë të gjithë. Për mua ky takim ashtu sikurse më rikujtoi dhimbjen, vuajtjet dhe kujtimet e gjakosura, më bëri të kuptoj që ende ka njerëz me zemër të madhe, dashamirës dhe mbështetës. Me superlativa flas për Z. Kastriot, me bindjen më të madhe them se duhet të jemi ne ata që duhet t’i japim mbështetje maksimale që ky zotëri i nderuar të qëndroj gjatë në krye të bashkisë së Librazhdit sepse ai është  një individ për të cilin ka nevojë ky vend.
  • Image may contain: 2 people
  • Image may contain: 2 people, people standing

 

Image may contain: 2 people, people smiling

Image may contain: 7 people, people sitting and crowd

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting

No automatic alt text available.

Please follow and like us: