Albspirit

Media/News/Publishing

Fshatrat më të vegjël në botë, por me numrin më të madh të turistëve

Më poshtë do të njiheni me 10 prej fshatrave më të vegjël në botë, por me një numër të madh turistësh.

Lavertezzo, fshati në jug të rajonit të Ticinos, Zvicër

Menjëherë pas postimit online të një videoje gjatë montazhit të një sekuence filmi që e përshkruante këtë vend si “Maldivet e Milanos”, videoja u bë virale dhe ky ishte një ndër faktorët kryesorë që ngacmoi kureshtjen e shumë njerëzve për ta vizituar atë nga afër.

LavertezzoSwitzerlandGETTY_TRAVEL-large

Kidlongton, Angli

Që prej korrikut të verës së kaluar, artikuj të ndryshëm filluan të botoheshin njëri pas tjetrit në lidhje me një dukuri të çuditshme që po ndodhte në rajonin e Oxfordshire, ku turma të mëdha turistësh kinezë po e vizitonin atë gjithnjë e më shumë. Vendasit ishin sa të mahnitur, aq edhe të çuditur. A mos vallë Harry Potter, ishtë një prej arsyeve? Apo Inspektori Morse? Shkaku i vërtetë i këtij numri të madh turistësh ishte se atij i ishte bërë shumë publicitet nga agjenci të ndryshme, si një prej fshatrave më tipikë anglezë, dhe nëse do ta vizitoni këtë fshat, ju keni vizituar zemrën e Anglisë.

kidlington

Bourton-on-the-Water

Bourton-on-the-Water, ky oaz kaq i dashur i Gloucestershires është shumë i famshëm falë lokaleve të çajit, modelit të veçantë të hekurudhave dhe urave të ulëta përgjatë lumit Windrush. Bourton-on-the-Water, ka rreth 3,926 banorë por vizitohet nga rreth 300,000 çdo vit. Vitin e kaluar një prej pronarëve të një prej parkingjeve më të mëdha në këtë fshat, ndaloi hyrjen e autobusëve sepse kishte pasur shumë ankesa nga banorët e zonës për shkak të ndotjes së ajrit.

bourtoun

Giverny, Francë

Edhe Giverny bën pjesë në ato fshatra që janë shumë të vegjël për numrin e turistëve që i vizitojnë çdo vit. Ky fshat francez ka rreth 502 banorë dhe vizitohet çdo vit nga rreth 530,000 turistë. Disa nga vendet më të vizituara janë shtëpitë e vogla karakteristike dhe kopshtet ku piktori impresionist Claude Monet pikturoi një pjesë të madhe të kryeveprave të tij.

giverny

Alberobello, Itali

Alberobello, është një prej qyteteve më të vogla në jug të rajonit të Pulias, në Itali. Që prej 1996, ai është përfshirë në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO, si pasojë e shtëpive karakteristike të njohura me emrin “trulli”. Ky qytet i vogël me një numër prej 10,750 banorësh, gjatë sezonit të verës arrin një numër tejet të madh turistësh, si pasojë e të cilëve në rrugicat e ngushta tipike, krijohet shpeshherë trafik këmbësorësh.

alberobelo

Oia, Greqi

Santorini është një prej mrekullive të Egjeut. Një ndër ishujt grekë më të vizituar, i cili është gjithçka që ka mbetur pas vullkanit gjigant, i cili mund të jetë ndër më të mëdhenjtë që Europa ka parë ndonjëherë. Kombinimi i tij me shkëmbinj dhe me ujëra të kristalta është një prej tërheqjeve më të mëdha për turistët. Fshati i vogël, Oia, në veriperëndim të ishullit të Santorinit me rreth 1,500 banorë, është shumë i pëlqyer nga turistët për perëndimet.

Oia

Positano, Itali

Një prej vendeve më të vizituara të bregut Amalfi të Italisë së ditëve të sotme, ka qenë një fasht i vogël ku aktiviteti kryesor ishte peshkimi. Ai mori famë që prej vitit 1953, kur autori John Steinbeck, publikoi një artikull në Harper’s Bazaar. Ai ka një popullsi prej 4,000 banorësh.

Positano

Juzcar, Spanjë

Me një popullsi prej vetëm 221 banorësh dhe një vendndodhje të largët me rreth 70 milje nga veriperëndimi i Malagës, Juzcar ishte një prej fshatrave më të qetë të Andaluzisë, deri në 2011 kur ky fshat u përdor si vend për xhirimin e një prej filmave më të famshëm, si pasojë e të cilit të gjitha shtëpitë e zonës u lyen me ngjyrë bojëqielli. Që nga ajo kohë, ky fshat vizitohet nga rreth 80,000 turistë çdo vit.

juzcar

Bunol, Spanjë

Një tjetër arratisje e dashur e një numri shumë të madh turistësh, është një tjetër fshat i vogël spanjoll, Bunoli, rreth 25 milje larg ishullit të Valencias. Ai ka një popullsi prej më pak se 10,000 banorësh, por më shumë se 300,000 turistë e vizitojnë atë çdo sezon veror.

bunol

Lillo, Belgjikë

Një fshat me sipërfaqe shumë të vogël me emrin Lillo në shtetin e Belgjikës dhe me asgjë të veçantë në krahasim me shumë fshatra të tjerë. Por gjithçka ndryshoi në momentin kur doli në treg loja shumë e preferuar “Pokemon Go”, e cila hodhi në rrugët e këtij fshati të vogël një numër shumë të lartë pokemonësh, gjë kjo që çoi në rritjen e numrit të vizitorëve në këtë zonë.

Please follow and like us: