Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, nxirret i trupi i të mbyturit nga Liqeni Artificial

Nxirret nga palombarët trupi i mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. Personi u mbyt pasditen e sotme.
Sipas policisë, viktima ende i paidentifikuar, është i moshës 45 – 50 vjeç i cili është futur në ujë për t’u freskuar, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër. Dëshmitarë janë bërë disa kalimtarë të cilët kanë lajmëruar policinë në momentin kur 50-vjeçari është fundosur në ujë dhe s’ka dalë më.

Njoftimi i policisë për ngjarjen
Tek liqeni artificial rreth orës 17:00, dyshohet të jetë mbytur një person i gjinisë mashkull, ende i paidentifikuar, rreth moshës 45 – 50 vjeç. Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, personi është futur për tu larë në liqen dhe nuk ka dalë më. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi i palombarëve të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.

Please follow and like us: