Kastriot Dervishi: 1949/Arrestime të tjera pas “duelit të heshtur”
Dy vjet pas ngjarjes së 1 qershorit 1947 me protagonist ushtar Spiro Koten e me pasojë vrasjen e kapter Vlash Bushit (1912-1947), marinar Xhemal Kërrniqit (1920-1947) dhe marinar Enver Kruçit (1924-1947), u dënua një grup prej 10 personash. Në mes tyre ishte edhe vëllai i Xhemalit, 22 vjeçari Fadil Mustafa Kërrniqi. Ata u akuzuan se do arratiseshin në Itali me njërën nga varkat (kështu shkruhet në vendit) “Korbi” ose “Butrinti”. Fadili akuzohej ndër të tjera se do vriste Spiro Koten.
Me vendimin nr.112, datë 25.3.1950 të Gjykatës Ushtarake Tiranë Fadili u dënua me 20 vjet burgim. Të tjerët u dënuan me 3-15 vjet burgim. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake me vendimin nr.261, datë 28.1.1950. Fadil Kërrniqi u arrestua më 4.6.1949 dhe u lirua nga burgu më 9.4.1963 kur ishte duke vuajtur dënimin në repartin e punës së detyruar nr.309 në Tiranë.
Në faksimile pjesë nga vendimi i dënimit të Gjykatës së Lartë Ushtarake.