Jep dorëheqjen Falma Fshazi?!
Falma Fshazi, drejtoresha e COD në Kryeministri përmes disa postimeve në Twitter duket se ka njoftuar në dorëheqje të mundshme.
Ajo shkruan: “Ka qene një ëndërr që gati askush si besonte, nje pune e pafund, pa pushim real as në maternitet. Por duhet nje pike a presje per çdo gje gjithsesi, e njeren nga keto e vura sot si drejtor i pergjithshem i COD. Per çdo gje ju lutem vijoni me ekipin!”.
Po ashtu në një postim të mëvonshëm ajo shprehet se një tjetër eksperiencë historike do të nisë po për detajet do të na duhet të presim.
Fshazi ka qenë ndër emërimet e para të Kryeministrit Rama në mandatin e parë qeverisës dhe nuk dihet nëse është konsultuar me kryeministrit dhe për vendimin që ka marrë.
Falma Fshazi ka ardhur nga Franca, ku ishte kërkuese e asociuar në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales dhe mban gradën Doktor. U bë pjesë e stafit të Kryeministrisë që nga shtatori i vitit 2013, kur drejtonte Njësinë e Hulumtimit dhe të Komunikimit.
Po ashtu ajo ka drejtuar dhe projektin e krijimit të Qendrës për Hapje dhe Dialog, nga marsi 2014 deri në tetor 2015 kur u emërua drejtore e përgjithshme e COD. Detyrë që e mbajti deri më tani, gusht 2017.