Albspirit

Media/News/Publishing

Ushqyerja me gji i bën fëmijët më të zgjuar

Ekspertët e shëndetit në të gjithë botën, i mëshojnë faktit se ushqyerja me gji ndihmon në zhvillimin e fëmijës dhe në parandalimin e sëmundjeve të rënda. Nëse do të ishte e mundur, nëna të ushqente foshnjen minimalisht në 6 muaj vetëm me qumësht gjiri. Përse rekomandohet qumështi i gjirit? Mjekët janë shprehur se fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri kanë shkallën e inteligjencës më të lartë sesa fëmijët që ushqehen me qumësht alternativ. Kjo është e vërtetuar. Sipas të dhënave të UNICEF dhe OBSH, 39% e foshnjave ushqehen me qumësht gjiri në Shqipëri, ndaj autoritetet rekomandojnë përmirësimin e praktikës dhe informimin që nënat të ushqejnë fëmijët e tyre me gji.

Please follow and like us: