Klea Huta: Të merresh me thashetheme është mëkat
Enida HIMAJ
Klea është padyshim ndër femrat më sharmante në vendin tonë. Brunia simpatike ka ditur të fitojë zemrat e të gjithëve, teksa shfaqet gjithnjë e thjeshtë, pa komplekse, por edhe larg ekstravagancës. Në rrëfimin e saj për “Bluetooth”, moderatorja simpatike tregon rrugëtimin e saj tek “Maratona e Këngës Popullore”. Më tej aktorja rrëfen se një festival e pret edhe në Kinë, duke u rikthyer fuqishëm në aktrim. Sa i përket jetës private, Klea vijon të mbetet hermetike, edhe pse na ka zbuluar disa detaje rreth marrëdhënies që ka me kantautorin simpatik, Elgit Doda.
Si po ecën Maratona e këngës popullore këtë vit?
Sigurisht që “Maratona e Këngës” e ka suksesin e saj të ndërtuar prej vitesh, por ky vit është më i fuqishmi përsa i përket dëshirës së madhe të shumë qyteteve për ta pasur Maratonën si pjesë të argëtimit artistik për qytetarët. Ku nuk kemi shkuar e ku nuk do shkojmë … deri në Konispol.
Këtë herë je bashkë me një moderatore tjetër, e ndihmon apo eklipson Klean?
Nuk e shoh as ndihmë as eklips për Klean. Janë struktura promovimi dhe dyer të reja për talentet e reja dhe kur janë njerëz të mirë i mirëpres dhe ke qejf të punosh.
Sa mendon se e duan shqiptarët këngën popullore? Po të rinjtë?
Do gënjeja po të thosha shumë… sepse e duan shumë më shumë se kaq … atmosfera që krijohet nëpër sheshet e qyteteve , vallet që i marrin ne shesh , këngët që i këndojnë bashkë me këngëtarët (moderne dhe popullor) jemi një popull që përveç të gjithave ‘kena lind për çef’
Si po ecën karriera në aktrim, duke qenë se ju me profesion jeni aktore?
Sapo të mbaroj koncertin e fundit të” Maratonës së Këngës “më presin provat në teatrin kombëtar me ‘Zbutjen e Kryeneçes’ regji e Elma Doresit. Do të shkojmë në festivalin ndërkombëtar ne Kinë në shtator. Dhe sigurisht pas pothuaj më shumë se një vit shkëputje nga shfaqja duhen disa prova intensive … Pasi të kthehemi nga Kina do të fillojmë provat për një shfaqje të re në TK!
U përfol se do të largoheshit në Turqi, ku keni marrë ftesë për të qenë pjesë e një seriali, a do ta braktisë Klea Shqipërinë përgjithmonë?
Është herët për të folur për braktisje. Shqipërinë dhe sikur të dua, s’kam si e braktis se është gjuha e nënës.
Si i shikon Klea artistët e rinj që kërkojnë suksesin?
Më duket sa e vështirë aq edhe e mundur. Më vjen keq vërtetë që dita ditës dhe shumë më pak vlerësohen artistët, si ata të afirmuar edhe ata që kërkojnë suksesin, mundësi ka por pa diskutim të pakta dhe shumë kushtëzuese. Mendoj që nuk ka arritur akoma ajo pikë në Shqipëri që ti jepet rëndësi fjalës “artist”
Çfarë i duhet sot një femre që të shndërrohet në VIP?
Bohh VIP tek ne janë vetëm qeveritarët. Fjalë e madhe, e njohur.
Duket se u keni shpëtuar akuzave për fotoshop, operacione plastike, a jeni personazh i dashur për mediat, apo të qenurit natyrale mjafton?
Në këtë botë virtuale, ku “Instagram”-i tashmë është shndërruar në pasaportë mjafton të jesh njeri. Pastaj publiku kështu më ka njohur që në fillim… pse duhet të akuzohem kur jam e ‘pafajshme’?
Keni menduar të ndryshoni diçka në trupin tuaj?
Pas të 30-ave mbase.
Në sezonin veror tashmë, a do të vini me një projekt të ri muzikor?
Jam duke realizuar klipin e një kënge të re. Është një projekt shumë i dashur për mua dhe dua shumë të dalë ashtu siç unë e imagjinoj…
Gjithnjë shfaqeni serioze në ekran, a e keni menduar ndonjëherë të luani me ekstravagancën?
Patjetër që po, teatri është i vetmi vend ku mund ta shikoni Klean ndryshe. Zhveshur nga ‘Klea Huta’ e futur në lëkurën e secilit personazh.
Si është jeta private e Klea Hutës?
Shumë pak privatësi ka mbetur kohëve të fundit. Ke frikë se të fotografojnë dhe në shtëpinë tënde. Tmerr!
Është përfolur pafund lidhja me Elgitin, edhe sa do ta lodhni publikun?
Publiku të shijoj stinën e verës, të merresh me thashetheme është mëkat. Ju e dini mirë që mua s’më ka pëlqyer asnjëherë të flas për këtë pjesë të jetës sime.
Deklaroni se po njiheni, po njiheni si çift apo si miq të mirë?
S’besoj se përbën ndonjë ndryshim. Fjala njohje është njohje në të dyja rastet.
Ke humbur miq për shkak të famës?
S’do e lejoja kurrë.
Ku do ta shikojmë Klean përgjatë pushimeve?
Eehh vështirë për mua të bëj pushime këtë verë, mbase në dimër bëjmë një tjetër intervistë e të them./gsh.al/