Albspirit

Media/News/Publishing

“Bombat janë gati”, ç’po ndodh mes SHBA dhe Koresë së Veriut?

Prej disa ditësh janë rritur mjaft tensionet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut. Pavarësisht thirrjeve të amerikanëve, Koreja ka vijuar me testet e saj për amrët bërthamore. Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe kërcënimi i qartë i Presidentit amerikan, Donald Trump. Ai ka thënë se Koreja Veriore “do të ballafaqohet me zjarr dhe ashpërsi” nëse do të kërcënojë sërisht SHBA-të. “E mira do të ishte që Koreja e Veriut të mos kërcënojnë më tutje Shteteve të Bashkuara”, u tha Trump para gazetarëve duke shtuar më tej “ata do të ndeshen me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë”. Këtë vërejtje presidenti Trump e bëri pas raportit të së përditshmes, Washington Post, ku citohen zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Pheniani e ka prodhuar një kokë miniaturale atomike, që mund të vendoset brenda raketave të veta, i cili është hap madhor i përpjekjeve të këtij vendi për tu bërë fuqi komplete bërthamore. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 5 gusht në mënyrë unanime ka vendosur sanksione kundër Koresë Veriore, që kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Phenianit, për ta përfunduar programin e vet atomik. Në muajin korrik, Koreja Veriore i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale, duke pretenduar se tani ka kapacitet për ta goditur tokën e Shteteve të Bashkuara. Po ashtu dhe “Daily Mail” lajmin e saj kryesor e nis me titullin: Bombat janë gati! Pyetja që shtrohet në këto momente është ‘a do të kemi luftë”.

Please follow and like us: