Katari heq vizat për 80 vende të botës
Katari ka vendosur që në programin e ri të vizave të lejojë qytetarët nga 80 vende të botës të udhëtojnë pa viza drejt këtij vendi.
Ky vendim ka synim rritjen e turizmit, pas dy mujve që ky vend është duke u përballur me bojkotin e vendeve fqinje arabe.
Qytetarët nga Evropa dhe vende të tjera, përfshirë, Libinë, Zelandën e Re, Afrikën Jugore dhe SHBA-në, do të mund ta vizitojnë Katarin, pa kërkesë për vizë.
“Gjatë një konference për mediat shefi i Autoritetit të Turizmit në Katar, Hassan al-Ibrahim është shprehur se “Sistemi i ri i vizave do të bëjë Katarin, vendin më të hapur në rajon”, ka thënë ai
Kujtojmë që Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara, kanë shkëputur marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje të ngushta me Iranin.