Albspirit

Media/News/Publishing

VRASJE NE KSAMIL/ Ekzekutohet me armë një burrë rreth 50 vjeç

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Ksamil. Një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë që janë dëgjuar në të gjithë zonën përreth. Një dëshmitar tha për mediat se në fillim u dëgjuan disa krisma armësh dhe fill pas kësaj, janë dëgjuar ulërimat e një gruaje. Burime nga policia thanë se viktima është një burrë rreth të pesëdhjetave. Postblloqe janë ngritur në zonën përreth dhe në Sarandë për të kapur autorët e krimit.

Please follow and like us: