Flet për herë të parë prezantuesja e re e “Jo vetëm modë”
Nevina Shtylla do të jetë prezantuesja e re e emisionit “Jo vetëm modë”, pas largimit të Floriana Garos.
Bukuroshja është zhvendosur nga Vizion Plus ku ka prezantuar emisionin “Next” tek TV Klan me “Maratonën e Këngës Popullore”, për t’u bërë moderatore e një emisioni shumë të pëlqyer si “Jo vetëm modë”.
Ajo e ka konfirmuar lajmin për “revista Who”, duke thënë se s’mund ta refuzonte një propozim të tillë. “Po mund ta konfirmoj që emisioni do të vazhdojë e më është besuar mua. Sigurisht që ishte një propozim që s’mund ta refuzoja”, tha ajo.
Please follow and like us: