Spanja shpartallon Italinë
Spanja sonte e ka pasur shumë të lehtë ndaj Italisë në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, grupi G. Iberikët fituan 3-0 ndaj axurrëve, duke treguar se janë një ekip i pamposhtshëm.
Golat për Spanjën u shënuan nga mesfushori i Real Madridit, Isco (dy), dhe sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata. Isco bëri dy mrekulli duke provuar me sukses nga jashtë zone, kurse Morata “detyrën”, i aktivizuar në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Spanja renditet e para në grup me 19 pikë, ndjekur nga Italia me tri më pak.
Please follow and like us: