Ndërpritet ndeshja Kroaci – Kosovë
Është ndërprerë ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në Maksimir të Zagrebit. Shkak është bërë terreni i rënduar pas shiut të rënë. Gjyqtarët në bashkëpunim me zyrtarët e UEFA-s, kapitenët dhe trajnerët e të dy skuadrave ka vendosur të shtyjë ndeshjen Kroaci – Kosovë. Ne fillim u nderpre për 10 minuta. Më pas u morr vendimi përfundimtar qe takimi te mos luhej kete te shtune. Kosova dëshironte që kjo ndeshje të zhvillohej, por zyrtarët e Kroacisë ishin kundër që kjo ndeshje të luhej. Deri në minutën e 23-te, ndeshja ishte e barabartë 0:0.
Please follow and like us: