Rama: Në Paris për Shqipërinë dhe Europën që duam
Kryeministri Edi Rama, përmes një albumi fotosh, solli afër ndjekësve të tij në rrjetin social ‘facebook’, disa nga momentet më të rëndësishme të vizitës së tij në Paris, ku mori pjesë në forumin “Global Positive Forum”, një event i organizuar në Paris nën kujdesin e presidentit Manuel Macron, me temë “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”.
Gjithashtu, kryeministri mori pjesë në premierën e filmit “Tranzicion-Art dhe Pushtet në Shqipëri”, shfaqur në Qendrën George Pompidou.
“Albumi i vizitës njëditore në Paris – Pritja e organizuar nga Presidenti Macron në nder të organizatorëve e të folësve kryesorë në forumin “Global Positive Forum” – Momente nga zhvillimi i forumit të ideuar nga Jacques Attali dhe gjatë fjalimit mbi ekonominë e dijes dhe Europën e barabartë për fëmijët tanë – Në premierën e filmit “Tranzicion-Art dhe Pushtet në Shqipëri”, shfaqur në Qendrën George Pompidou”, shkruan kryeministri Rama.
Në fjalën e mbajtur gjatë forumit, Kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare po investon pikërisht në të ashtuquajturën ekonomia e dijes, për të ndryshuar imazhin e saj.
Please follow and like us: