Albspirit

Media/News/Publishing

Kadare përkthehet edhe në Serbi, botuesit: Shkrimtar universal

Shtëpia botuese Samizdat B92 në Serbi ka botuar së fundmi librin më të ri të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, me tregime të shkurtra, që titullohet “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”.

Libri me rreth 150 faqe është përkthyer në gjuhën serbe nga Shkëlzen Maliqi me të njëjtin titull “Razgovor O Brilijantima Jednog Decembarskog Popodneva” dhe është shoqëruar në faqen zyrtare të botuesit me një koment të mbushur me vlerësime të shumta për shkrimtarin e madh shqiptar.
Please follow and like us: