Zbardhet letra e Obamës për Trump
Barak Obama kaloi momentet e fundit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke shkruajtur një letër për pasardhësin e tij, Donald Trump. “Për Presidentin”, shkruante dosja, që Trump gjeti në zyrë disa minuta pas betimit janarin e kaluar. Muaj më vonë CNNi siguroi përmbajtjen e kësaj letre, e cila është komunikimi i fundit mes Presidentit të 44 dhe 45 të SHBA-ve.
“Para së gjithash, ne jemi të bekuar, në mënyra të ndryshme dhe me shumë fat. Jo të gjithë janë me aq fat. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të krijuar më shumë mundësi për çdo fëmijë dhe çdo familje që synon të punojë shumë dhe të ketë sukses.
Së dyti, lidershipi amerikan është me të vërtetë i nevojshëm në këtë botë. Varet nga ne, nëse nëpërmjet veprimeve dhe shembujve do të ruajmë rendin ndërkombëtar, ashtu siç është formuar nga fundi i Luftës së Ftohtë, në të cilën bazohet prosperiteti dhe siguria jonë.
Së treti, ne jemi vetëm zotërues të përkohshëm të kësaj zyre. Kjo na bën “roje” të institucioneve dhe traditave demokratike, si respektimi i ligjeve, ndarja e pushtetit, barazia dhe mbrojtja e lirive politike që pararendësit tanë mbrojtën dhe luftuan. Pa marrë parasysh presionin e jetës së përditshme në politikë, na takon të sigurojmë që këto mjete të republikës sonë të mbeten të paktën po aq të fuqishme sa i gjetëm” – shkruhet në një pjesë të letrës që Obama la në zyrën ovale për Trump.