Albspirit

Media/News/Publishing

Hahn: S’kam dëshmi për shkelje ndaj pakicave në Himarë

Komisioneri i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionuar mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoritetit grek.

Pak ditë pas reagimit të ashpër të Ministrisë së Jashtme greke, nga Komisioni Europian është kërkuar të mbajë një qëndrim mbi këtë çështje. Eurodeputetja greke Sofia Sakorafa i është drejtuar me një letër Komisionerit Hahn të mbajë një qëndrim nëse veprimet e Shqipërisë janë në përputhje me standardet evropiane për trajtimin e pakicave apo kriteret e para-pranimit që kërkohet të përmbushen.

Në pyetjen e saj znj. Sakorafa vë në dukje se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave, e cila është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e pasurisë së pakicave është  në qendër të politikës evropiane për zgjerimin dhe është një kriter themelor para se Shqipëria të fillojë negociatat e pranimit.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve Komisioneri Hahn thotë se nuk ka asnjë dëshmi për një shkelje të qëllimshme të të drejtave pronësore të shtetasve shqiptarë që i përkasin pakicës kombëtare greke. Megjithatë Komisioneri Hahn ka kujtuar gjetjet e Komisionit mbi pabarazitë në zbatimin e të drejtave pronësore në Shqipëri dhe procedurat për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, kthimeve dhe kompesimit të pronave që duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare.

Në reagimin e saj Ministria e Jashtme greke theksonte se rruga europiane e Shqipërisë kalon nga respektimi i të drejtave të minoritetit dhe se Tirana sipas saj nuk është e interesuar për integrimin në BE.
http://www.presspublica.gr/sakorafa-na-pari-thesi-ee-stis-katedafisis-el…

Please follow and like us: