Albspirit

Media/News/Publishing

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

 

U luajtën sot ndeshjet e xhiros së tetë në grupet A, B dhe H të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Surpriza e mbrëmjes ishte barazimi pa gola në shtëpi i Francës me modestët e Luksemburgut. Qindra milionë euro në fushë, nuk arritën t’i shënojnë qoftë edhe një gol ndaj një ekipi modest. Gjithsesi, ky barazim i mban sërish francezët në krye të Grupit A dhe nuk pritet të sjellë surpriza për kualifikimin në botëror. Portugalia fitoi minimalisht 0-1, në transfertën ndaj Hungarisë, ku vendasit luajtën për rreth 60 minuta me 10 futbollistë. Goli u shënua nga sulmuesi i Milanit, Andre Silva, pas një pasimi nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Priskin u ndëshkua me karton të kuq për hungarezët, në minutën e 30, pas një goditjeje me bërryl, ndaj Pepes. Belgjika vazhdon marshimin në Grupin H, duke fituar 1-2 në transfertën ndaj Greqisë, në një takim ku gjithçka u zhvillua në pesë minuta. Në fillim belgët kaluan në avantazh me anë të Vertongen, në të 70-ën, ndërsa tre minuta më pas grekët barazuan me Zeca dhe në të 75-ën, ishte Lukaku që shënoi golin e fitores. Në ndeshjet e tjera nuk pati surpriza, pasi Bosnjë Hercegovina fitoi 0-4 ndaj Gjibraltarit dhe Zvicra triumfoi 0-3 ndaj Letonisë.

Image

Please follow and like us: