Albspirit

Media/News/Publishing

Një vit nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa Françesku përcjell mesazhin për besimtarët në 9 gjuhë të ndryshme

Sot është mbushur plot një vit nga shenjtërimi i Nënë Terezës, datë që shënon edhe 20-vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare.

Në këtë datë kaq të veçantë, Papa Françesku ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në tëitter, i shkruar në plot 9 gjuhë të ndryshme.

“Si Nënë Tereza le të hapim horizonte gëzimi e shprese për njerëzimin, që ka aq nevojë për sa më shumë mirëkuptim e dashuri.”, është mesazhi i Papës për humanisten shqiptare.

Kujtojmë se një vit më parë, në meshën e kanonizimit të mbajtur në sheshin e Shën Pietros në Vatikan, Papa Françesku shpalli shenjtërimin e humanistes shqiptare. Kjo ishte një ngjarje ku morën pjesë mbi 130 mijë besimtarë nga e gjithë bota.

Please follow and like us: