Albspirit

Media/News/Publishing

Gresa Hasa: Kur të nevrikosesh, laj enët, mos vrit gruan o k…

Një ditë më parë gjatë protestës homazh kundër dhunës ndaj grave, spikati edhe një pankartë e veçantë ku shkruhej: Kur të nevrikosesh, laj enët, mos vrit gruan o k…”.
Vajza që mbante pankartën, Gresa Meta shkruan se është e gëzuar që fotoja e pankartës u përhap gjerësisht në media, ndërsa premton se protesta do të vazhdojë ndaj një shoqërie “empatike” siç e cilëson ajo.

Reagimi i plotë
Kur postova fotografinë time nga protesta e djeshme, nuk e mendova që do të shpërndahej gjithandej në rrjet. Më vjen shumë mirë që është shpërndarë. Më pëlqen fakti që aksioni i djeshëm dhe dhuna ndaj grave në Shqipëri është shndërruar në objekt bisede, pavarësisht mediumit, pavarësisht qasjes. Fundja, qëllimi ynë ishte dhe mbetet pikërisht ky: të sillet në vëmendje fenomeni i diskriminimit të vajzave dhe grave, specifikisht vrasja e tyre dhe mosfunksionimi i sistemit ligjor në Shqipëri. NE, GRA DHE BURRA TË NDËRGJEGJSHËM NDAJ KËTIJ REALITETI VRASTAR, NUK E PRANOJMË ATË DHE S’KEMI PËR TA TOLERUAR! Mendësinë që na kushton ENDE jetën dhe një sistem drejtësie që është FIKTIV, do ta luftojmë me çdo mjet, me aq sa mundemi, për aq sa dimë.
Nuk mund të mos shpreh keqardhje për shumë komente dashakeqe të cilat përligjin dhe nxisin dhunën e mizogjininë. As ndaj atyre që hamendësojnë se ne, një grup vajzash dhe djemsh, burrash dhe grash që NA KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS me krimin, me shfaqjen e empatisë ndaj kriminelit, jo viktimës; me një shtet që meriton të quhet i tillë vetëm në letra; që ne pra po dalim të protestojnë sepse dikush na paguan për të bërë një gjë të tillë.
Do të ishte fantastike sikur të paguheshim për të bërë propagandë kundër dhunës e një sistemi disfunksional por nuk paguhemi. Mbi të gjitha refuzojmë të kemi përkrahjen financiare të subjekteve të ndryshme partiake ose/dhe qeveritare që E KANË PËR DETYRË TË PËRFAQËSOJNË NJERËZIT DHE INTERESAT E TYRE; SIDOMOS INTERESAT MË BAZIKE SI GARANCIA DHE SIGURA E JETËS, detyrë ku kanë dështuar ndjeshëm në 26 vjet. Partitë tona përfaqësojnë interesin e tyre, jo tonin dhe ne s’na pëlqen FARE kjo gjë, kështu që do të vijojmë të organizohemi e të rritemi derisa ekzistenca e grupit tonë të vogël t’ju bezdisë deri edhe gjumin.

Please follow and like us: