Oriela Nebiaj, moderatore e re në Top Channel
Moderatorja që do shoqërojë zgjimin e atyre që ndjekin Wake Up do të jetë ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj. Oriela më parë ka pasur përvoja prezantimi në radio dhe televizion, por këtë periudhë ishte tërhequr nga ekrani dhe e kishim parë shumë pranë Renato Mekollit në projektin e tij të botimit të librit dhe hapjes së restorantit, por mesa duket oferta e ‘Wake Up’ i ka ringjallur Nebiajt dëshirën për ekran…duke sjellë pas një sezoni mashkullor, figurën e saj femërore në programin e mëngjesit.
Please follow and like us: