Albspirit

Media/News/Publishing

Rezarta Çaushaj: Kur shoqatat e grave kthehen në bezdi

 

 

Dëgjova se disa OJQ kanë protestuar për dhunën ndaj grave. Nuk më vjen keq!

Përkundrazi, më vjen keq që askush s’e dinte që do të bëhej.

Ato duhet të protestonin më parë, duhet të bëheshin bashkë për advokimin e politikave më efikase, për të këmbëngulur minimalisht për zbatimin e legjislacionit të çalë dhe sërish…për të protestuar.

Rruga që organizatat kanë zgjedh këto 27 vjet është bashkëpunim i ngushtë me shtetin sepse siç dëgjoj shumë syresh, ndryshe nuk bën dot asgjë.

E kuptojmë! Në këtë vend jetojmë dhe e dijmë mirë indiferencën e shtetit.

E di gjithashtu që, disa persona kanë bërë përpjekje personale për të ndihmuar viktimat e dhunës. Nuk dëshiroj t’ua hedh poshtë.

Por, këto janë histori të rralla.

Perceptimin se merrni fonde e nuk bëni punën tuaj, shumica juaj e ka merituar plotësisht.

Kjo sepse nuk dëgjoheni kurrë.Si mund të luftosh mentalitetin e dhunës pa u dëgjuar? Si mund t’a luftosh duke qenë i padukshëm?

Është koha ta braktisni rrugën e shkurtër, rrugën e lehtë “Le të shkojmë te filani në X institucion që e kemi mik!”

“Le të bëjmë një raport me X ministri!”

“Le të bëjmë një konferencë me Y ministri!”

Këto nuk zgjidhin asgjë, të dashura OJQ!

Shumica juaj janë të lodhura nga mentaliteti jonë dhe nuk e vënë më ujin në zjarr.

Çfarë mund të presësh nga individë të tillë?!

Cfarë pretendoni të arrini kur besueshmëria ndaj jush është zero?!

Keni arritur të strehoni disa gra, derisa shteti ju ka braktisur së shpejti dhe mendoni se keni bërë të pamundurën? – Nuk mjafton!

U keni siguruar viktimave asistencë ligjore, por pa bereqet se jeni përballur me sistemin e zhDrejtësisë? – Nuk mjafton!

Sepse po mbyllen tre dekada nga puna juaj.

Kam një propozim për ju:

Harrojeni mbështetjen te shteti, nëse jeni kaq të përkushtuara ndaj kauzës!

Bëhuni bashkë! Më shumë organizata, më shumë ide, më shumë fonde.

Bëni fushata mbarëkombëtare!

Bëni presion, me protesta, me advokim për masa të reja, me ekspozim problemesh e fajtorësh.

Atëhere, do të keni respektin tim.

Please follow and like us: